• |
ide | kryesore

Kërcënohet me armë zjarri 34-vjeçari në Shijak

Lajme, Të fundit



Një 34- vjeçar është kërcënuar me armë zjarri në Shijak. Ka qenë vetë i riu që ka raportuar ngjarjen në polici duke thënë se ishte kërcënuar nga një person i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 në Rubjekë të Shijakut teksa po shpërndante stafin e lokalit të tij nëpër shtëpitë e tyre.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Ndërkohë, policia njofton se ka ngritur një grup hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e motivit të kanosjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *