• |
ide | kryesore

I dënuar me 4 vite burg për falsifikim të dokumenteve, arrestohet 34-vjecari shqiptar në Itali

Lajme, Të fundit



Një 34-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga Interpol Tirana, ka rënë në prangat e policisë italiane. Ai është gjetur në një banesë në Trastevere dhe duhet të ekstradohet për të vuajtur dënimin me 4 vite burg në Shqipri.

Ditët e fundit, ndaj tij kishte mbërritur nga Shqipëria dosja për dënimin me 4 vjet burg për veprën e falsifikimit të dokumenteve. Pas kësaj, Gjykata e Apelit Leçe ka dhënë masën e sigurimit në burg, duke deleguar për ekzekutim agjentët e policisë së Shtetit. Kërkimet fillestare nuk dhanë rezultat, por pas një sërë kontrollesh 34-vjeçari u gjet nga hetuesit në shtëpinë e një të njohuri, në një apartament në Trastevere. Nën hetim është vënë edhe personi që strehonte të riun, shkruan media italiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *