• |
ide | kryesore

Rama për arrestimin e Dakos: Sigurisht diçka ka ndodhur

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama, Dako



Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të Vangjush Dakos nga SPAK.

Rama nuk ka marrë në mbrojtje njeriun deri dje shumë të afërt me të, por ka lënë të kuptohet se dicka duhet të ketë ndodhur dhe ai tashmë ndodhet përballë avokatit.

“Goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo të bën të ndihesh jo mirë, pasi deri dje ka qenë në krahun tënd dhe sot është krah avokatit, përballë prokurorit dhe gjykatësit. Me siguri diçka ka ndodhur. Forca e drejtësisë mund të përdoret dhe për gjërat që nuk shkojnë. 

Asnjëherë nuk duhen lënë që situata të tilla fyese të lëndojnë krenarinë që je pjesë e kësaj partie që mund të mos zgjedhë shumë probleme, por ka arritur të kthejë Shqipërinë në një vend që shumë njerëz nga e gjithë bota duan të vijnë dhe ta vizitojnë.”, tha Rama në një takim në Berat.

Më këtë reagim të Ramës ajo që bën përshtypje është se ai lë të kuptohet se pushteti i drejtësisë në këtë rast mund të jetë përdorur edhe për gjëra që nuk shkojnë.

Vetë Vangjush Dako është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pak minuta pas njoftimit se SPAK ka lëshuar urdhër arrest për të dhe 6 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit.

©LAPSI.AL 



9 Comments

  1. Vini re!
    Dako akuzohet se paska dhene leje legalizimi per 1 pallat qe u prish gjete termetit….
    Shpejt ky pallat do te dale ….”ballkon”…. pastaj “dritare”….. Dhe shume shpejt gruaja e gjushit do te vuaje nga crregullime jetike sa do te lere kalamajte rrugeve…..

    Po shoqja Yuri do te jete gezuar shume – nxirr 1 rrush, fut 1 gjush!

  2. “Sigurisht diçka ka ndodhur” thote palloshi ……………….. hahahahahaaaaaaaaaaa
    Me siguri apsolute qe ti nuk dije gje o pallosh

      1. Me ne fund pas 5 vitesh Dako dorezohet vet?!?!?!?! Gallata shqiptare si eskobari,po ai po vuan I shkreti! Te shohim cdo te ndodh me Gjushin? Po ketij palloshit qe ben te paditurin kur do ti vij radha?????

  3. Ka bere analize te forte palloshi. E ka shpjeguar sh. mire komandant. Dicka ka nodhur more shoke, po Partia dhe Enveri nuk dinin gje.
    Partine e kemi te forte shoke, te jeni krenare qe vetem hajdute dhe kriminele dalin per dite.

  4. Fytyra epike e vrerosur e Sali Berishës më 8 janar 2022, ndërsa ecte buzë Lanës së bashku me njerëzit e tij nuk ishte e tillë pse nuk e mori fizikisht, por pasi e mori vesh se selinë e PD-së e kanë mbrojtur demokratët e bazës, që e konsoderuan atë seli, të tyren.

    Ato 105 mijë vota që PD mori më 14 maj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *