• |
ide | kryesore

Ironia e Lubonjës: Kryetarin e PD-së mund ta vendosë Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën në Partinë Demokratike. Ai u shpreh se ndarja e partisë në 3 pjesë tashmë i intereson personave që sundojnë vendin, të cilët janë me filozofinë “përça e sundo”.

Lubonja thotë se konflikti brenda PD-së i ngjan më shumë një sherri lagjeje se sa një konflikt brenda një partie të madhe të opozitës. Ai u shpreh me ironi se shkaku i konfliktit, pra zgjedha e kryetari të ri, mund të zgjidhet edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.

“Dëgjova dy nga pjesëtarët që ka ndodhur një ngjarje e rëndësishme veç kësaj, ajo e Vangjushit. Ka ndodhur edhe një ngjarje edhe më e rëndësishme se kjo që po flisni ju, në nivel ballkanik, që kryeministri ynë ka vendosur që të vendosë gjithçka që ndodh këtu pa pyetur askënd, por ka vendosur edhe çdo bëhet edhe në Kosovë. Për të ç’tensionuar situatën them pse lodheni kot, sepse ai mund ta vendosë edhe kreun e PD.

E thashë me ironi, por mund të ketë një të vërtetë brenda. Propozimet, kishte një platformë që duhet të zgjidhte shpejt kryetarin që nënkupton Bashën, dhe një platformë tjetër që nuk është dakord. Kryetari që do zgjidhej nga 17 që donin, dha shembullin më të keq kur u përça parti, tha unë e bëj. E shoh me shumë indiferentizëm dhe nuk shoh se do dalë gjë nga kjo punë. Kjo parti, që është në pikëpyetje se cila parti, se ka pjesë që kanë më shumë armiqësi me njëri tjetrin se sa me Ramën.

Ky vendim që u mor, duhet të kuptojmë kush fshihet pas tij. Nëse është kthimi i Lulzim Bashës, mendoj që përçarja do të vijojë se është figura më e kontestuar nga pala tjetër. Nuk bëhet fjalë për bashkim me palën tjetër. Nuk mendoj se do jetë pozitiv për PD e madhe dhe këta të vegjlit.

Pashë një studim që kishte bërë një projeksion për 2025, se si mund të dalë rezultati i Parlamentareve nisur edhe nga ndarja e opozitës. Askush nuk mendon që mund të investojë më në këto parti. Kjo situatë më duket si një sherr lagjeje jo sikur kemi të bëjmë me një parti të madhe opozitare. Dhe kjo është në interes të atyre që sundojnë. Ndarja në tre pjesë e bën ende më të dobët PD-në” – tha Lubonja në emisionin “Open në News 24. /BW



9 Comments

  1. Po ç’tre pjesë mo lubonje? Vula e ramës u nda përgjysëm. Dmth a ndan dot hiçin përgjysëm?

    Janë inate për interesa të vogla , në fakt pjesa që do bashkimin me shumicën absolute po me kushtet e tyre i iku bashës .
    Deri për zgjedhje do shohësh edhe nja tre a katër ndarje tek vula e ramës.
    Ke të drejtë rama i dha vulën rama i cakton dhe kryetarin vulës

  2. Keta qe ofendojne autorin, me fjale si ish, apo jane spiune e beres dosjesh, jane patronazhiste te sektit Rama, pasi Tosi e zberthen tinezine e ketij sekti ne rolin qe luan e ka lojtur ne percarien e PDse ne format e metodat qe ky horr kryeminister ka bere me qellimin e zgjatjes jete te pushtetit te tij te korruptuar.Qelbi qeverise qe infekton edhe perfaqesues te huaj, korrupto deri ne Amerike personalitete,anti kombetar, mund te quhet me plot gojen PIRAT, i popullit te vet.

    1. Keta qe ofendojne autorin, me fjale si ish, apo jane spiune e beres dosjesh, jane patronazhiste te sektit Rama, pasi Tosi e zberthen tinezine e ketij sekti ne rolin qe luan e ka lojtur ne percarien e PDse ne format e metodat qe ky horr kryeminister ka bere me qellimin e zgjatjes jete te pushtetit te tij te korruptuar.Qelbi qeverise qe infekton edhe perfaqesues te huaj, korrupto deri ne Amerike personalitete,anti kombetar, mund te quhet me plot gojen PIRAT, i popullit te vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *