• |
ide | kryesore

Ish-ministrja e jashtme e Kosovës për Ramën: U vunë në lëvizje “agjentët” e shkëmbimit të territoreve!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Melisa Haradinaj



Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka reaguar sot pas lajmeve për sanksione ndaj Albin Kurtit dhe lajmit se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dorëzuar kancelarit gjerman dhe presidentit francez një version të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Haradinaj në një postim në Twitter shkruan se agjentët e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive.

“Pra tash ‘agjentët’ e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Të mos gabohemi. Qëllimi mbetet i njëjtë: ndarja e Kosovës!!”, shkruan Haradinaj.

Kryeministri Edi Rama ka propozuar sot një draft për zgjidhjen e krizës në Kosovë, pa marrë dakordësinë më parë të kryeministrit Albin Kurtit.

I pyetur nga gazetarët, Rama tha se nuk ka ndarë asnjë informacion në lidhje me draft propozimin për zgjidhjen e krizës në Kosovë me vetë Kurtin, ndërsa deklaroi se dokumenti i është dorëzuar presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman Scholz.

Rama: Uroj dhe lutem që Kosova të mos sanksionohet për qëndrimin e saj, jam sot këtu për të ndarë diçka që nuk e kam thënë më parë, që nyja e debatit do të ishte asosacioni i komunave serbe, dhe jam i bindur që asnjëra nga palët nuk e do këtë, duke mbajtur të hapur krizën me lloj lloj artificash.

Dje i kam përcjellë Scholz dhe Macron një draft të asosacionit, për të cilin kam vënë në dijeni BE dhe SHBA, është punuar nga ekspertë europianë dhe amerikanë, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë, kur palët, dhe në këtë rast për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë.

Palët nuk po merren vesh as se kush duhet të shkruajë këtë tekst, ky është një dokument konfidencial, i cili nuk pretendon që të jetë zgjidhja ideale, por që ju siguroj që është themeli për krijimin e asosacionit.

Unë jam i shqetësuar për tkurrjen e Kosovës në sy të pranisë ndërkombëtare, që mund të sjellë pasoja të pallogaritshme.

Kërcënimi për Kosovën është zero, që nga vitit 1999, është një kërcënim që ekzsiton vetëm në mendjen e politikanëve të Kosovës, që duan ta përdorin për politikën e brendshme. Serbia nuk ka mundësi që ti prekë Kosovës një qime floku.



9 Comments

  1. Shkemimi i teritoreve ishte dhe eshte zgjidhja me e mire ne kete histori.
    Ne jo vetem qe do humbim komunat serbe ne veri te Kosoves, por nuk do marrim dot dhe luginen e Presheves dhe Bujanovcit.
    Ata qe e kishin idene e shkembimit te teritoreve nuk ishen dhe nuk jane antishqiptare , por njerez te mencur dhe largpames.
    Kurse ti moj bib nuk ke as tabanin dhe as pergatitjen per te qene ‘ish ministrja e jashtme e Kosoves” .

  2. NA FAL ASHIM.o trotul shkembim nuk ka,nuk pas, nuk do kete,fjala eshte grabitje te ni pjese te Kosove e pasur me pasurin nentoksore(trepca)qe perban 60 % te gjidipise SE Kosoves dhe ujmani .Po kjo duket SI normale ,sepse 2500,hektar hupem me maqedonin,ish KM.Isa Putin deklaronte na mashtrun maqedonet…!? 8500 I humbem me malin e zi,pse mos ti humbim edhe me serbin …por kjo eshte e dhimshme,pasurin kombetare,trepca,dhe ujmani…E quditshme SE te gjitha midiat ,analista te ndryshem,ishin pronryshimit te kufinit,falja e ni cope toke serbise me arsytimin SE dikush I fort ashtu Po deshka…!?

  3. Po te prisni edhe pak do shikoni se Vuçiç eshte lule para palloshit .
    Po ta degjoni akoma palloshin do shikoni se kosoven ka per ta marre Vuçiçi .
    Mos e degjone kete antishqiptar o bellezer te Kosoves . Veproni si dini vete se keta plehrat qe
    kane drejtuar shtetin e shqiperise keshu e kane shitur gjithmone vendin dhe vellain e tyre .

    1. Sipas teje o i paemer16:03 nuk duhet të flasi e të mos luftojë. Saksione nuk i janë vënë Serbisë që bën politikën e Rusisë dhe t’i vihen Kosovës!! Përse? Që të luajnë akoma me territoret shqiptare. Europa nuk e bën atë gabim nëse Amerika e bën.Anglia jo e jo sepse doli hapur në mbështetje të Kosovës në parlament nga drejtuesja e komisionit të jashtëm. Kosovës i duhet fort të luftojë dhe kësaj rradhe sepse lirinë nuk e ka fituar plotësisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *