• |
ide | kryesore

Jenna Ortega reagon ndaj kritikave për komentet e saj rreth Wednesday

Paparazzi, Slider



Jenna Ortega ka folur për reagimet ndaj komenteve të saj për “Wednesday”.

“Unë jam dikush që ka shumë opinion,” tha Ortega në një intervistë të fundit me Hollywood Reporter. “Unë e di se si është të përpiqesh të kënaqësh të tjerët në këtë industri dhe e di se sa pakënaqësi dhe zhgënjyese ka qenë në të kaluarën. Kur mora pjesë në Wednesday  e bëra të qartë se gjithçka që kisha për të thënë kishte rëndësi dhe do dëgjohej.”

Ortega, e cila luajti si një version i Wednesday Addams në hitin e Netflix “Wednesday”, (ekzekutiv i prodhuar nga Tim Burton) bëri bujë në mars për komentet e saj të diskutueshme rreth sjelljes në xhirime. Ndërsa u shfaq në podcastin “Armchair Expert” me Dax Shepard, Ortega zbuloi se kur nënshkroi për herë të parë në shfaqjen e nominuar për Golden Globe, e cila tregon Wednesday teksa zgjidh një mister në shkollën e saj të mesme, ajo mendoi se historia do të ishte më të errët.

Sapo e kuptoi se ishte më shumë i drejtuar për një audiencë adoleshente, ajo tha “Gjithçka që personazhi bën, gjithçka që duhej të luaja, nuk kishte aspak kuptim për karakterin e saj. Kishte momente në atë set ku unë madje bëhesha pothuajse joprofesioniste kur filloja ndryshoja skenarin,” tha Ortega.  Shkrimtarët do të thoshin, ‘Prisni, çfarë ndodhi me skenën?’ Dhe unë do të duhej të shkoja tek ta dhe do u shpjegoja pse nuk munda të intepretoja disa gjëra.”

Kjo shkaktoi një valë kritikash nga të brendshëm të Hollivudit.Producenti dhe regjisori Steven DeKnight (“Spartacus”) i kritikoi komentet e Ortega si “përtej të drejtës dhe toksike”. “Në këtë biznes, është një formë jashtëzakonisht e keqe të hedhësh bashkëpunëtorët e tu,” tha ai. “Ajo është e re, kështu që ndoshta ajo nuk di më mirë (por ajo duhet),” vazhdoi ai në një temë në Twitter. “Ajo gjithashtu duhet të pyesë veten se si do të ndihej nëse drejtuesit e shfaqjes do të jepnin një intervistë dhe do të flisnin se sa e vështirë ishte ajo dhe do të refuzonte të performonte materialin.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *