• |
ide | kryesore

Operacioni antidrogë në Shkodër/ Shpallet në kërkim 65-vjeçarja që kujdesej për bimët narkotike

Lajme, Të fundit



Ka përfunduar faza e pestë e operacionit “Alpet e Pastra” në Shkodër, ku është bërë i mundur asgjesimi i 510 fidanëve dhe 2760 bimë narkotike kanabis.

Në ditën e parë të kësaj faze, u asgjësuan 460 bimë kanabis që u gjetën të kultivuara në fshatin Lotaj, Shalë, ku dronët kanë zbuluar gjithashtu një të moshuare që po kujdesej për bimët e dyshuara narkotike.

Nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 65-vjeçares Age Martinaj.

Ndërsa në ditën e dytë të kësaj faze, u asgjësuan 2300 bimë kanabis, që u gjetën të kultivuara në territorin e fshatit Pepaj, Shosh, si dhe 510 fidanë të mbjellë në kubikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *