• |
ide | kryesore

Pengoi drejtësinë, nxorri sekretet bërthamore të SHBA-së, 37 akuzat zyrtare për Donald Trump

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit
Pengoi drejtësinë, nxorri sekretet bërthamore të SHBA-së, 37 akuzat zyrtare për Donald Trump



Aktakuza federale e ish-presidentit Donald Trump dhe një bashkëpunëtori të tij, Walt Nauta, në hetimin e dokumenteve të klasifikuara është zbardhur.

Në pikën e parë, prokurorët vërejnë se si Trump kishte akses në “dokumentet më të ndjeshme të klasifikuara dhe informacionin e sigurisë kombëtare”, duke përfshirë informacionin nga komuniteti i inteligjencës dhe Departamenti i Mbrojtjes.

Në pikën e dytë të aktakuzës thuhet se: “Gjatë presidencës së tij, Trump mblodhi gazeta, copëza shtypi, letra, shënime, karta, fotografi, dokumente zyrtare dhe materiale të tjera në kuti kartoni që i mbante në Shtëpinë e Bardhë. Midis materialeve që Trump ruante në kutitë e tij ishin qindra dokumente të klasifikuara”.

Në aktakuzë thuhet se letrat që Trump i ruajti në kutitë e tij “përfshinë informacion në lidhje me aftësitë e mbrojtjes dhe armëve të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të huaja; programet bërthamore të Shteteve të Bashkuara; dobësitë e mundshme të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj ndaj sulmit ushtarak, dhe planet për hakmarrje të mundshme në përgjigje të një sulmi të huaj”.

Trump po përballet me dhjetëra akuza penale për fshehje të dokumenteve të klasifikuara.

Ja cilat janë disa prej tyre:

31 akuza për mbajtje të qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare

Një akuzë e komplotit për të penguar drejtësinë

Një akuzë për mbajtjen e burimit të një dokumenti ose regjistrimi

Një akuzë për fshehje të një dokumenti ose regjistrimi

Një akuzë për fshehjen e një dokumenti në një hetim federal

Një akuzë për krijimin e një skemës për të fshehur dokumentet

Një akuzë për deklarata dhe paraqitje të rreme



4 Comments

  1. A iu qifsha ameriken e psikopeterve. Po Joe Kokepataes ju gjeten me qindra dokumente sekrete ne garazh e neper bagazh te Corvetes, ne nje kohe qe i kishte marre kur ishe zv. president dhe nuk kishte te drejte dhe FBI as u ndje fare ta ndjeke ( njesojnsi Kapai Jone ketu si arme e partise shtet). Leftistet me ne krye robqirin Sorros, ngaqe e dine se nuk e mundin dot Trump,po luajne cdo mjet e pisllek shteteror te kundraligjshem vetem e vetem te pengojne rizgjedhjen e Trump president. Jo per gje por me Trump ska lufte, she Kompleksi ushtarak industrial nuk ka ku i shet dhe perdor armet; Amerika first dhe bizneset globaliste do detyrohen te paguajne me shume per amerikanet dhe Ameriken, cka atyre nuk ju shkon per shtat, kshu qe jane hedh gjithe felliqesirsat marksiste majtiste te Deep State ne sulm kundra Trump. Dhe keto qe na cane karin me tezen se e ka shpall Amerika non grata Berishen dhe sduhet ta votojme e shikoni ca ben marksisti Soros ne Amerike, praktikisht kane shpallur non grata Trump vetem nga frika qe kane se skane bythe te perballen ne debat e zgjedhje me te.

    1. Mos harro laptopin e çunit (Hunter-it). I kanë vënë nofkën laptopi nga ferri, aq i fëlliqur është…. orgji me vajza te vogla.

      Ka dhe të tjera, si ndërhyrja e tyre në Ukrainë, lidhjet me Kinën, etj … po kaq mjafton.

  2. Po vari karin, halli i amerikës. Po bëhen si putini qe fut navalnin mren.

    Dhe shqiptarët presin që kimetja të jetë objektive, kçk dhe amerika se nuk dihet ça ndodh nesër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *