• |
ide | kryesore

Humbi golin e avantazhit të mundshëm, Henry masakron Lautaron: “Egoist e fajtor!”

-Instant, Sport, Video
Henry



Humbja në finalen e Champions League për lojtarët e Interit është e vështirë të tretet. Ditët në vijim nuk po ndihmojnë për të larguar zhgënjimin e një mbrëmjeje të ëndërruar dhe të kërkuar prej kohësh. Por mundësitë flagrante të humbura ende të bëjnë të reflektosh. E ka nga ata që kanë filluar të tregojnë me gisht ato gabime që i kushtuan shtrenjtë Interit: Thierry Henry.

Lexo më tej: Video/ Manchester City në çatinë e Europës: Rodri ‘vret’ ëndërrën e Inter, e ndalur në traversë

Lautaro Martinez kishte në këmbë topin që mund t’i jepte epërsinë Inter. Një gabim i bujshëm në mbrojtje nga ana e Citizens kishte hapur një shteg të pabesueshëm që e çoi Lautaron në një pozicion të prirët i vetëm me portierin brazilian Ederson. Në qendër të zonës Lukaku dhe Brozovic kishin shoqëruar “arratisjen” e tij drejt portës kundërshtare. Ata ishin në një pozicion më të mirë se sulmuesi, por Lautaro me kokën ulur zgjodhi goditjen e pritur nga portieri. Një zgjedhje që nuk i pëlqeu teknikut Inzaghi, që iu ankua lojtarëve që i kërkonin llogari për mos pasimin. Këtyre tashmë i është shtuar francezi Thierry Henry.

“VENDOSI QË DUHET TË ISHTE AI QË TË SHËNONTE”

Gjatë transmetimit të CBS Sports, ku ai është komentatori i ndeshjeve, Thierry Henry akuzoi sulmuesin e Inter: “Vendosi që të ishte ai që të shënonte, jo Inter. Në një rrethanë të tillë nuk duhet të krososh një herë, por edhe dy ose tre herë. Po të kishte marrë kohë do të kishte parë Brozovic dhe aksioni do të zhvillohej në një mënyrë tjetër. Më vjen keq, por tani ai duhet të flejë me këtë peshë. Jo gjithmonë duhet të shënosh ti, skuadra duhet të shënojë. Guardiola ishte në gjunjë duke u lutur”. Fjalë të ashpra ndaj argjentinasit, që konfirmojnë se është e vështirë të harrohet kjo disfatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *