• |
ide | kryesore

GJKKO e la në burg për shpërdorim detyre, Vangjush Dako apelon vendimin

Lajme, Të fundit



Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ka apeluar masën e arrestit në burg dhënë ndaj tij disa ditë më parë.

Ai u arrestua me urdhër të SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Nëpërmejt avokatit të tij mbrojtës, Dako, i është drejtuar Apelit të Posaçëm që të ndryshojë vendimin e dhënë nga gjyqtari Erion Bani që e la ish-numrin një të bashkisë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Ende nuk është hedhur shorti në Gjykatën e Apelit për të caktuar gjyqtarin dhe datën se kur do të shqyrtohet seanca.

Vangjush Dako u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para në lidhje me dhënien e lejës për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshti me ligjin dhe tenderi për blerjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.



2 Comments

  1. Gjynah… akullore e paster… iku per lesh per 5 kate shtese.

    Kjo tregon qe edhe me te mireve (si Dako) mund t’iu marre truri ere.

    Le te jete ky nje mesim i dobishem per te gjithe ata kryebashkiake te ndershem e punetore te vendit tone.

    Mos u tundoni nga paraja!

    Vazhdoni punoni me dedikim dhe ndershmeri per kete popull qe ju ka besuar ne krye!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *