• |
ide | kryesore

Kryeministri hungarez: E turpshme sa avash po ecën procesi i integrimit të Shqipërisë

Lajme, Të fundit
Orban, Suedia



Kryeministri hungarez Viktor Orban është shprehur se “është e papranueshme dhe e turpshme se sa avash po ecën procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian”.

Ndërsa theksoi se “mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.

Viktor Orban: “Kam ardhur gjithmonë me dëshirë në Shqipëri, kam qenë të paktën këtu 12 herë. Nuk ekzistojnë vetëm marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve, por një lidhje të thellë, që i ka rrënjët në historinë dhe vuajtjen e përbashkët që kemi pasur si vende. Kemi pasur sistem komunist për 40 vite dhe kjo përvojë e përbashkët nuk harrohet kurrë. Edhe pse kanë kaluar 30 vite vuajtjet nuk harrohen. Vij gjithmonë me shumë dëshirë në Shqipëri. Për fat të keq bota shkon drejt në standardizimi global, kjo duket edhe në politikë, shpresoj se kjo nuk do të na përfshijë të gjithëve. Jam i kënaqur kur takoj dikë që është origjinal dhe autentik.

Sa herë vij këtu, kam edhe freski nga ana mendore të ideve tona politike. Basketbolli dhe futbolli janë edhe temat tona.

Vizita e sotme është në periudhën më të rëndë pasi kemi të bëjmë me një ristabilizim, me një rindarje ekonomike të rëndë që po ndikon në Evropën e sotme, këto janë edhe pikat e dobëta të ekonomisë. Nuk kemi qenë në gjendje të sjellim përmirësime dhe përpjekjet tona kanë pasur pak rezultate.

Çështja e sotme është si mund ta konsiderojmë Ballkanin Perëndimor dhe sidomos anëtarësimin e tyre në Evropë, është problem apo mundësi?

Shqipëri ka kapacitet rritje dhe zhvillimi, nëse Evropa nuk do mbetet pas në këtë zhvillim global rezervat e rritjes janë në Ballkan dhe nuk jam në gjendje të përmend asnjë vend në Evropë që ka rezerva ekonomie dhe politike në rritje.

Ndaj kemi kërkuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Nëse përforcojmë pjesën e ekonomike dhe të sigurisë në BE, është e papranueshme dhe e turpshme se sa avash po ecën ky proces i zgjerimit të BE.



3 Comments

  1. Ore ky Orbani do te na fuse me zor ne Europe apo si e ka hallin ?

    S’duam o vlla , edhe po deshi Evropi s’duam ne, s’duam dhe pike.

    Ah, Evrop o kurva e motit, do qe ne te behemi si ju e te bejme zgjedhje te ndershme ?

    doni qe ne te mos firmosim kontrata fap e fap per inceneratore qe nuk ekzistojne ?

    doni qe KM yne i nderuar te mos udhetoje me carter si kryeministrat tuaj varfanjake?

    doni qe qytetet tona te kene parqe e lulishte e ajer te paster dhe jo kulla ?

    doni qe pensionet te riten qe pensionistet te bejne nje jete te dinjitetshme si ne vendet

    tuaja ?

    doni qe mbledhjet e qeverise te behen ne zyrat shteterore dhe jo ne holete e motele ?

    apo ndoshta doni qe qeveritaret tane te mos hane bifteke 1000 euro tek Nusreti, te

    mos flejne ne hotelet me luksoze te botes, te mos kene vila e resorte miliona euroshe,

    te mos kene kontot bankare ne ofshore ?

    Po e hame ne ate koqe ulliri ?

  2. Evropa eshte playground i Sorros. Sorros atje ka bere cti doje qefi. Prandaj ja u shesin si ‘role model’ dhe nuk guxojne ti thone gjys fjale. Militant me kollare, pak a shume si patronazhistat por jo aq pseudo cool. Ky Orbani e di mire kete gje, madje ja kane kundershtuar iniciativen qe ta benin non grata ne evrope. E do evropa Sorrosin se e mban gjalle. fakira te mbaruar, organizat spiunash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *