• |
ide | kryesore

Kamioni përplas për vdekje 58-vjeçarin me biçikletë në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksidenti me motor, 38-vjeçari në gjendje të rëndë te Trauma



Policia e Tiranës ka vënë në pranga disa persona, për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë rënë shtetasit:

– E. R., 33 vjeç, banues në Kukës, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. Sh., 58 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital;

– B. Sh., 55 vjeç, banues në Kamzë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

– D. S., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin K. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitali nën kujdesin e mjekëve;

– L. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin Sh. A., 83 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– Sh. B., 52 vjeç, Xh. B., 30 vjeç, Z. M., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.-

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin J. D., 23 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasve E. L., 35 vjeç, dhe R. T., 31 vjeç, pasi në rrugën “Pjetër Bogdani”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me rojet e sigurisë së një lokali.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *