• |
ide | kryesore

“Vajza në videon me Gjicin nuk ishte mërzitur, merakun e kishte se çështja po përdoret politikisht”

Arkiva, Lajme, Të fundit
SPAK



Pas publikimit të videos seksuale të ish-kreut të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjicit, çështja tani ka kaluar në duart e SPAK.

Ndërkohë, gazetari Edison Vatnikaj ka dhënë detaje në lidhje me jetën e shtetases Alma. K e cila shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale me Gjici, në zyrën e këtij të fundit.

Ai tha se ka pasur një telefonatë me Almën e cila i ka treguar se me Gjicin ka pasur marrëdhënie intime prej kohësh por s’i ka dhënë detaje se si ka nisur marrëdhënia mes tyre.

Më tej ajo ka nënvizuar se e shqetëson fakti se çështja po përdoret politikisht.

“I kam shkruar dhe më ka marrë vetë më pas. Nga biseda nuk ishte e shqetësuar, por kishte pak vërejtje përsa i përket komenteve politike. Ajo më tha se me Gjicin ka pasur prej kohësh një raport intim dhe si duket nuk është shqetësuar fare.

E kam pyetur se si është regjistruar video, nuk më ktheu përgjigje por më tha se është shpërndarë nga një person i tretë që mesa kuptova më tha se është një shok. Nga informacionet që kam marrë unë jeton në lagjen 12 të Durrësit. Ka një fëmijë të moshës 12 vjeç. Nuk e di nëse është e martuar apo e divorcuar”, tha ai.

Vatnikaj tha se gruaja ishte e qetë, e pashqetësuar dhe në momentin që folën mëngjesin e kësaj të shtune ishte duke shëtitur qenin e saj.

Gazetari tha se shqetësimi i vetëm për gruan ishin aludimet në media se ishte një person i vendosur qëllimisht.

Ajo shtoi se asgjë nga këto nuk është e vërtetë, por e ka kryer marrëdhënien me dëshirë, pasi prej kohësh kishte një lidhje me ish-kryebashkiakun Gjici.

“Kam komunikuar me gruan. Biseda është zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune rreth orës 11 e 26 minuta. I kam shkruar dhe më ka marrë vetë mbrapsht në telefon. Ishte duke bërë xhiro me qenin me sa më tha. Nga biseda nuk m’u duk e shqetësuar, megjithë faktin e publikimit të videos.

Kishte vetëm vërejtje për komentet që thonë se është e nxitur, është e SHIK-ut apo është e Berishës, këto komente e shqetësonin më shumë. Ajo më tha që është e drejta e çdokujt të ketë një raport intim. Me zotin Gjici ka pasur prej kohësh një raport intim dhe nuk ishte e shqetësuar fare”, tha gazetari.

Gjithashtu ai shtoi: “E pikëlluar dhe e mërzitur nuk m’u duk, por nga mënyra si tha që nuk mund të ndërhyni në mes të një çifti, si duket mund të ketë qenë shumë e konsoliduar si marrëdhënie”.



8 Comments

  1. OK, por i nderuari gazetar do bente mire t’i linte interpretimet, se si iu duk atij, dhe te bazohej ne ato cfare zonja ka thene. Po te doje mund t’i konfirmoje, puna e tij. Por nuk me duket normale qe nje gazetar te beje muhabete si tek kafja e lagjes. Minimumi duhet ta kesh njohur personin me pare, per te vene ne dukje ndryshimin (ose jo) emocional tek ky i fundit.
    Ky koment nuk ka te beje fare me personin e intervistuar (nuk e di dhe nuk me intereson se sa e prekur eshte), thjesht me menyren se si raportohet ne Shqiperi.

    1. “Heroi Azem Hajdari s’ka asnjë foto në zyrë me Berishën. Alma ka 5 herë e vetme!”, shkruan Hajdari. Ndërkaq, media të ndryshme kanë nxjerrë foto të Alma Koçit edhe me politikanë të tjerë.
      Miri kujto bill klintonin qe bente seks ne zyren ovale me punjnesen kurse kjo kucka nuk punonte ne bashki kukes

  2. “Më tej ajo ka nënvizuar se e shqetëson fakti se çështja po përdoret politikisht.”

    A është normal një veprim i tillë në zyrat e shtetit ku shkon një popull i tërë dhe në tavolinën e aktit firmosen vendime jetike ??!!!!

    Akti në zyrën e kryebashkiakut është shumë më tepër se sa thjesht akti i kryer. Merr kuptim tjetër, tamam tamam është …. “Unë e *** zyrën!”

    Prandaj disi më e përulur dhe kërko falje. Kokëfortësia dhe tangërlliku janë mëkate të tjera që i shtohen asaj të parës. Kujto se një ditë të gjithë do japim llogari për sa kemi bërë në këtë tokë, kush në këtë botë kush në tjetrën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *