• |
ide | kryesore

Theu masën e sigurisë, arrestohet 42-vjeçari në Mat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Theu masën e sigurisë, arrestohet 42-vjeçari në Mat



Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para organeve ligjzbatuese, lokalizuan vendndodhjen e njërit prej tyre dhe ekzekutuan masën sigurisë e lëshuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila pas hetimeve në kuadër të operacionit “Ulëza”, ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për shtetasin A.Gj., nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, me datë 30.03.2022, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë për ekzekutimin e ndryshimit të masës së sigurisë, është larguar nga banesa duke thyer masën e sigurisë.

42-vjeçari, në bashkëpunim me disa persona të tjerë të arrestuar më parë nga Policia, është bashkautor i disa rasteve të kultivimit të bimëve narkotike të konstatuar dhe asgjësuar nga Policia në vitin 2019, në rrethin Mat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *