• |
ide | kryesore

Berisha: Rama në marrëveshje me Vuçiç për ndarjen e Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha, : Rama në marrëveshje me Vuçiç për ndarjen e Kosovës



Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, sa i takon qëndrimeve të këtij të fundit për situatën në Kosovë.

Në një reagim në ‘Facebook’ Berisha thekson se Edi Rama ndërhyn në mënyrë brutale në punët e brendshme të Kosovës, ndërsa tregon prapaskenën se kryeministri po tenton që të shpëtojë nga afera McGonigal.

REAGIMI I BERISHËS

Rama u bie brirëve të luftës, për të shpëtuar nga afera McGonigal. Prej dy javësh, pas tensioneve në veriun e Kosovës, Edi Rama ndërhyn në mënyrë brutale në punët e brendshme të Kosovës, dukë dëshmuar se njëlloj si padroni i tij, Vuçiç ai de fakto nuk njeh Republikën e Pavarur të Kosovës. Ai del çdo ditë me deklarata që ndjell luftë dhe sulmon, Albin Kurtin.

Një ditë paralajmëron kthimin e Kosovës në kohën e bronzit, ditën tjetër Republikën e KFOR-it, ndërsa sot flet për Donbasin a Ballkanit. Të gjitha këto qëndrime dhe fantazi me luftë, kohë bronzi dhe Donbasi kanë në bazë proceset e pakotrolluara të përroit të tij psikik të lidhura direkt me urdhrat që merr nga padroni i tij, Vuçiç marrëveshja e tyre për ndarjen e Kosovës. Por ato padyshim janë të lidhura edhe me tmerrin pa fund, që përjeton nga hetimi i hapur penal ndaj tij në Uashington, për çështjen e tmerrshme McGonigal.

Duke dënuar me forcën më të madhe ndërhyrjet brutale të argatit të Vuçiçit, në punët e brendshme të Kosovës, injorimin me këto qëndrime anti-shqiptare të Pavarësisë së Kosovës dhe duke dënuar me ashpërsi klithmat e tij histerike, për kohë bronzi, lufte, konflikte Donbasi etj… i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë këto qëndrime të Edi Ramës me të cilat vetëm sa kontribuon në përkeqësimin e situatës dhe fsheh situatën e tij të rrënuar personale. sb



6 Comments

  1. ky eshte ber thiatro komplet, me kete gjuhen patetike me tmerre e me frikra, duket sikur flet per vete. Thot ka frik Rama nga hetimi i USA, nderkoh per vete ky mujahedini eshte hetuar dhe shpallur nderkombetarisht hajdut nga USA. USA pret te futet ne burg, po shyqyr qe ke Ramen thuaj, se paktin mesa po duket e paske ber ti me Ramen per te mbajt njeri tjetrin se te ishte per USA ti do ishe duke u kalbur ne burg. Je ber si dashnori stolker me USA, USA nuk te shef dot me sy ti ben si i dashuruar rend e fort me USA. Patetik ne neveri. Ca me i bo Rames qe te mban akoma se i duhesh se je ti pa eshte ai. Njeri ka kap shtetin per fyti, tjetri opoziten per fyti. Te dy komod.

  2. para Almës rri si pulë se ajo nuk e ka thënë ende fjalën e fundit për të dhe telefoni i saj është në SPAK, mesazhet e saj që lë takime me Berishën para dhe pas ngjarjes janë në SPAK.

    Porositë e tutorit të saj caktuar nga Berisha në Kukës janë në SPAK, dhe siç e ka zakon ajo vajza në të tilla raste, mund të jetë në SPAK dhe biseda e saj në zyrë me Saliun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *