• |
ide | kryesore

Fox News ngre dyshimet: Sulmi shqiptar ndaj muxhahedinëve i lidhur me Joe Biden

Arkiva, Kryesore, Lajme
Fox News



Gjigandi mediatik amerikan i krahut të djathtë, Fox News publikoi ditën e sotme një artikull ku ngre dyshimin se ndërhyrja e policisë shqiptare në kampin e muxhahedinëve në Manzë është bërë me qëllim joshjen e Iranit. Sipas Fox News, qëllimi është që administrata e Xho Bajden të arrijë një marrëveshje me Iranin, që ky shtet të ndalojë zhvillimin e programit të tij për armë bërthamore.

Në artikull nxirren reagimet e dy senatorëve amerikanë të krahut republikan. Njëri prej tyre, senatori i famshëm Ted Cruz, shkroi në Twitter: “Thellësisht i shqetësuar që në të gjithë Evropën, dhe veçanërisht tani, në Francë dhe Shqipëri, aleatët tanë po qetësojnë regjimin iranian dhe po godasin disidentët kundër regjimit.” 

Shikoni këtë video të përgatitur nga gazetari Arbër Kaceli për Lapsi.al, mbi historikun e Muxhahedinëve dhe ardhjen e tyre në Shqipëri: 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

Fox News kontaktoi Departamentin e Shtetit për të mësuar më shumë mbi ngjarjen në Shqipëri.

“Kur u pyet në lidhje me sulmin shqiptar ndaj MEK-ut dhe nëse administrata Biden po sillet butë me regjimin e Iranit për të siguruar një mini-marrëveshje bërthamore me Teheranin, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA tha për Fox News Digital, “Ne e kuptojmë se më 20 qershor Policia e Shtetit shqiptar hyri në kompleksin Mujahedin-e-Khalq (MEK) në Durrës, Shqipëri për të ekzekutuar një urdhër gjykate.

Zëdhënësi i Shtetit të SHBA shtoi: “Policia e Shtetit Shqiptar na ka siguruar se të gjitha veprimet janë kryer në përputhje me ligjet në fuqi, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të gjithë personave në Shqipëri. Ne mbështesim të drejtën e Qeverisë së Shqipërisë për të hetuar çdo aktivitet të mundshëm të paligjshëm brenda territorit të saj”.

Kongresmenti Kori Mills, i cili është pjesë e Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ishte kritik për sjelljen e shtetit tonë.

“Është thellësisht shqetësuese që zyrtarët shqiptarë po errësojnë të vërtetën në këtë situatë duke mohuar praninë e dhunës. Këto pohime vetëm sa i thellojnë përshtypjet se ka pasur keqbërje nga ana e zbatimit të ligjit të përfshirë në këtë bastisje. Unë i bëj thirrje administratës së Biden të vlerësojë këtë situatë dhe të mos sakrifikojë drejtësinë si rezultat i çdo negociate të prapambetur që po zhvillohet me Iranin.” 

Fox News i mori një koment edhe ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Deklarata e tij përmbledh më së miri thelbin e asaj çka Fox News kërkon të përcjellë me këtë artikull.

“Duke ofruar lehtësim sanksionesh ndaj regjimit iranian, presidenti Biden dhe Rob Malley po braktisin popullin iranian dhe po pasurojnë shtypësit e tij. Regjimi është i përkushtuar në shtypjen e popullit të vet duke përhapur terror dhe kaos jashtë vendit, dhe dëshira e verbër e administratës Biden për të qetësuar dhe negociuar me të e ka bërë botën një vend më të rrezikshëm.” – i tha Pompeo Fox News.

Në artikull nuk mungon edhe një deklaratë e bërë nga ambasada e Shqipërisë në Uashington për Fox News.

“Ne nuk mund të tolerojmë që territori ynë të përdoret për t’u përfshirë në veprimtari të paligjshme, subversive dhe politike kundër vendeve të tjera, siç supozohet se ka ndodhur me MEK”.

Ambasada shqiptare tha se “spraj djegës është përdorur vetëm në një sërë rastesh të kufizuara për të kontrolluar situatën e paqëndrueshme, por në asnjë moment gjatë operacionit të kërkimit nuk është përdorur forca fizike nga Policia e Shtetit”.

Sipas kritikëve të politikës së Shtëpisë së Bardhë për Iranin, administrata Biden po bën përpjekje të mëdha për të siguruar një marrëveshje afatshkurtër me Iranin që do t’i siguronte të paktën 17 miliardë dollarë regjimit në këmbim të kufizimeve të përkohshme në programin e pretenduar të armëve bërthamore të paligjshme të Teheranit. .

Artikulli vazhdon me detaje të asaj çka, sipas Fox News, një media kundërshtare e hapur ndaj demokratëve dhe Xho Bajden, është një marrëveshje jashtëzakonisht e keqe dhe e pavlerë me Iranin. Thënë ndryshe një dështim i ri që po gatuhet nga administrata Bajden.

Fox News citon ish-senatorin Joseph Lieberman, kryetar i ‘Unionit kundër Iranit Bërthamor” dhe ish ambasadorin Mark Uollace.

“Shtypi raporton për një ‘mirëkuptim’ midis Republikës Islamike dhe Shteteve të Bashkuara mbi çështjen bërthamore. Dosjet janë shqetësuese sepse rrezikojnë të legjitimojnë pasurimin e Iranit me uranium me pastërti 60%.”

Lieberman dhe Uollace shtuan, “Kjo përfaqëson një kolaps të pozicionit ndërkombëtar negociues mbi programin bërthamor të Iranit, i cili u shndërrua nga pasurimi zero para 2013 në tolerimin e tanishëm të pasurimit 60% në 2023.” 

Fox News flet edhe për ardhjen e Muxhahedinëve në Shqipëri.

“Ish-sekretarët e shtetit të SHBA-së, John Kerry dhe Hillary Clinton, luajtën një rol kyç në zhvendosjen e iranianëve nga Iraku në Shqipëri.” 

Si për të treguar se edhe në Shqipëri është e qartë se arsyeja pse u sulmuan muxhahedinët ishte një tentativë e gabuar për të joshur regjimin e Iranit, Fox News citoi Sali Berishën.

“Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë (2005-2013) i cili aktualisht është deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë, tha për Fox News Digital se nuk kishte “asnjë dyshim” se bastisja ishte një përpjekje për të qetësuar regjimin iranian.

“Kam kërkuar në Kuvend që ministri i Brendshëm [Bledi Çuçi] të japë dorëheqjen sepse u vra një njeri dhe u plagosën 100 persona”, tha Berisha, i cili ka shërbyer edhe si president i vendit në vitet ’90. 

Shikoni këtë video të përgatitur nga gazetari Dorian Kodra për Lapsi.al, ku shpjegohet pse ndërhyri policia në kampin e muxhahedinëve në Shqipëri: 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos

Fox News kujdeset të tregojë se Berisha është shpallur non-grata. Por kujdeset të sqarojë edhe tezën e Berishës, për sulmin politik që i erdhi nga matanë oqeanit.

“Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e sanksionoi Berishën në vitin 2021 për shkak të supozimit të “përfshirjes në korrupsion të rëndësishëm”. Blinken e ka ndaluar hyrjen e ish-kryeministrit në SHBA. Berisha ka mohuar kategorikisht akuzën për korrupsion dhe ka deklaruar se informacioni i rremë i ngritur ndaj tij buron nga investitori kontrovers miliarder, George Soros dhe kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama.

Ish-kongresmeni Lee Zeldin, R-N.Y., akuzoi administratën Biden për ndëshkimin e Berishës sepse ai është aleat i republikanëve dhe kundërshton Sorosin ultra-liberal.” 

Si për t’i vënë dhe kapakun tezës që Fox News ngre në këtë shkrim, në përfundim të shkrimit u soll edhe reagimi i agjensisë së lajmeve Tasnim në Iran.

“Ajo që ndodhi në Shqipëri ishte në fakt rezultat i fuqisë së diplomacisë së Republikës Islamike të Iranit dhe një koleksion veprimesh nga institucione të ndryshme”.  

Tasnim është i lidhur me organizatën terroriste të sanksionuar nga SHBA, Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Organizata e lajmeve, Kayhan, e cila është zëdhënësi i udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, tha: “Ngjarjet e së martës në Francë dhe Shqipëri duhet të shihen qartë si aftësia shembullore e Republikës Islamike dhe dëshpërimi i Perëndimit në përpjekjet e saj 44-vjeçare për t’u përballur me Iranin.” – konkludon Fox News.

Siç e sqaruam edhe më sipër, duhet theksuar se Fox News është media më e madhe amerikane pranë së djathtës, e vendosur diametrialisht kundër demokratëve dhe Xho Bajden. Megjithatë, ky artikull i gjatë që Lapsi.al përmblodhi në këtë shkrim hedh më shumë dritë mbi ndërhyrjen e papritur të policisë shqiptare në kampin e muxhahedinëve në Manzë. Ndoshta vërtetë një marrëveshje e madhe që po gatuhet në Uashington mund të shërbejë për të sqaruar sadopak trazirat e 20 qershorit në periferinë e largët të Durrësit, në Manëz.

©LAPSI.AL 



10 Comments

  1. Po pse kishit dyshime se Cuci i dashnores se Rames do ju jepte dru « miqve te Amerikes » , pa lejen e Amerikes, ose me mire te themi zbatuan porosine e State Dept. per nje dajak te opozites Iraniane me qellim permiresimin e maredhenieve me qeverine e Iranit.

  2. Sali Berisha është në qendër të ideimit, provokimit dhe shantazhimit të Safet Gjiçit përmes një vajze të cilën Shërbimi Informativ e ka përdorur prej dhjetë vitesh, sipas vetë dëshmive të saj në redaksitë e gazetave si bashkëpunëtore në disa veprimtari të tij në Durrës.
    Njeriu i SHISH që e ka rekrutuar në Durrës dhjetë vite më parë, tani është në Kukës po në SHISH, aty ku dhe ndodhi ngjarja.Nuk do bente si islamiku salih qe e futi shqiperine ne vendet islamike duke anashkaluar dhe voten ne kuvend

    1. Kariiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii , artikulli eshte per tjeter teme.Shko pi ilacet pastaj zbulo cfare eshte komputeri .

    2. Po pse flet kot aman, nuk eshte e nevojshme per dicka qe lexon ne nje gazete tjeter ta thuash ketu, sa per ata arixhinjte dihet qe Amerika ka gisht sed kushdo qe te ishte ne pushtet, sdo kishte bythe te kundershtonte

  3. Asnjë një pikë dyshimi. Është Amerika dhe Franca bashkë që janë në bisedime. Dhe kushti i Iranit është një dhe i vetëm.Ma zhdukni opozitën në mërgim kudo që janë dhe ata në Shqipëri.Kjo politikë zbutëse me Iranin ka filluar që me Obamën,i ndërpre nga Tramp dhe tani po vazhdon Biden.Po tradhtojnë dhe Izraelin vetë vetëm për hir të interesave të veta. Lere pastaj vëndet e tjera që i lanë në dorë të ekstremistëve si kurdët,sirianët e irakenët.Tani kanë filluar me shqiptarët në Kosovë pa harruar veprimet për shkatërrimin e PD.

  4. Sa i takon këtij shkrimi të Lapsit, ajo që më habit është fakti që drejtuesi i këtij portali, nipi i Hysni Kapos që e ka deklaruar publikisht se është i majtë, ju referohet thënieve të kongresistëve e senatorëve të djathtë amerikanë e medias më të madhe të tyre Fox News, për të goditur partinë “e majtë” demokrate të Biden.
    Për të kuptuar më kjartë ngjarjet me muxhahedinët e qeverinë islamike të Teheranit, do të ishte më mirë që ti bëhej një historik i shkurtër i “opozitës muxhahedine”..
    Para 10 viteve , muxhahedinët cilësoheshin edhe në perëndim si një grup politiko-ushtarak terrorist, pak a shumë si “wagneristët” e sotëm në Rusi.
    Është fakt që ardhjen e tyre nga kampet e refugjatëve nga Iraku në Shqipëri, e pranuan , në fillim Berisha e më vonë Rama që e çoi numurin e tyre deri afër 3000 duke ju dhënë statusin e “asociacionit” serb që kërkon Vuçiçi në Kosovë.
    Si është e mundur që në kundërshtim me çdo interes të shtetit shqiptar e në kundërshti me kushtetutën tonë, qeveria Rama lejoi që në qendër të Shqipërisë, në Manzë, të krijohej një qytet i rrethuar , i pamvarur me muxhahedinë iranianë terroristë ?
    Ndonëse Franca njihet si qendra e nuxhahedinëve terroristë , atje nuk është lejuar grumbullimi i tyre në një territor francez.
    Në proporcion me teritorin e popullsinë e Francës krahasuar me Shqipërimë, është njëlloj sikur pranë Parisit të krijoheshte një qytet muxhahedinësh iranianë “i pamvarur” me mbi 30 mijë banorë.
    Irani i sotëm i quajtur dikur Persia , rreth 400 vite para Krishtit kishte ndërtuar një shtet të fuqishëm me një kulturë superiore edhe me shumicën e vendeve europiane e në dy Amerikat as kishte shkelur fare këmba e një europiani.
    A është Irani i sotëm islamik një shtet diktatorial apo demokratik ?
    Nëse Europa e sotme ka modelin e demokracisë kristiane, përse duheshka mohuar modeli i ndryshëm i demokracisë myslimane ?
    Jo po në Iran shkelen me këmbë të drejtat e femrave ?
    Po pse haeohet që inkuizicioni në Europë digjte në zjarr femrat e dijetarët e kohës.
    Quhet si risi liberale moderne në perëndim, dalja e femrave në rrugë gjysëm të zhveshura e po kështu edhe “liria seksuale”.
    Në fakt kemi të bëjmë me një rikthim të primitivitetit të shoqërisë njerëzore në komunat primitive ku nuk ekzistonte familja e organizimi shtetëror e njerëzit jetonin në kope të ngjashme me kafshët.
    Sigurisht që në njëmij vjeçarin e tretë, është jashtë çdo norme njerëzore që ti mohosh femrave të drejtat elementare të njeriut, por ama është po aq e pa pranueshme që ti konsiderosh ato vetëm si objekt seksi.
    E shoh si anakronike e primitive që ti detyrosh femrat të mbulohen nga koka deri në këmbë e ti privosh ato nga arsimimi, por ama është po kaq primitive që ti trajtosh femrat si objekt seksi duke i nxitur që të dalin gjysëm apo tërësisht nudo.
    Në të dy rastet kemi një shkelje të të drejtave njerëzore të femrave.
    Barazia demokratike gjinore duhet të përjashtojë që të dy këto abuzime primitive e kjo arrihet duke vlerësuar njëlloj edhe dinjitetin moral të dy gjinive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *