• |
ide | kryesore

Policia jep detaje/ Si u plagosën 2 persona në Tropojë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
tropojë madhe Durrësit



Policia ka dhënë detaje për të shtënat me armë zjarri që u raportuan mbrëmjen e së hënës në Tropojë. 2 persona u plagosën, nga të cilët njëri ishte kalimtar i rastit. Policia sqaron se shkak është bërë një konflikti për motive të dobëta mes dy personave. Njëri ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

“Rreth orës 20:10, në Bajram Curri, në oborrin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. S., 49 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. B.

Si pasojë e të shtënave, është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën, edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. B. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, është rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes. Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *