• |
ide | kryesore

Blinken pas bisedës me Kurtin: Plani i BE-së është rruga përpara

Lajme, Të fundit



Sekretari amerikan, Antony Blinken ka bërë të ditur se në bisedën telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i ka kërkuar de-përshkallëzimin e situatës në veri dhe kthimin e menjëhershëm në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Blinken në një postim në Twitter shkruan se plani trepikësh i BE-së është rruga përpara.

Edhe Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për telefonatën Blinken-Kurti.

Në njoftim thuhet se Kurti dhe Blinken folën për gjendjen në katër komunat veriore të Kosovës. Kryeministri i Kosovës ka thënë se për zgjedhjet e reja duhen paraprirë nga sundimi i ligjit.

U fol edhe për ekstremistët e dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës e gazetarët.

Tutje theksohet se Kurti ia ka përmendur Blinkenit konfiskimin e armatimit e municionit të shumtë në një veturë me targa të Beogradit.

“U fol për nevojën për zbatim të plotë, të sekuencuar drejt e pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit, si dhe për lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia në Leposaviq por pasi që atyre iu ngrit aktakuza e për çfarë Departamenti i Shtetit Amerikan i pari kërkoi lirim të menjëhershëm e pa kushte”.

“Të dy u pajtuan që të mbeten në komunikim të rregullt e të dendur në funksion të paqes e sigurisë në Kosovë e drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në njoftim të Qeverisë.



3 Comments

  1. ESHTE INTERESANTE SE VLERAT NJERIU I VLERSON VETEM PASI I HUMB ATO DHE I BEHEN DOMOSDOSHMERI thotë:

    tani ka tregues zhvillimi se shqiptaret nuk levizin nga natyraliteti hyjnor duan te drejtat hakun dhe spranojn padrejtesi tu behet .sic kerkoni dhe ju vet per vetet tuaja cdo gje qe ndoll ne veri eshte problemi prendimit se ato e sollen para 1 shekulli e ushqyen dhe i sherbyen shqiptaret nuk paguajm me kostot pe prendimit duket qart tashme qe ky komb nuk do te lejojn me qeveritaret sipas interesave te prendimit por do te pyesin me pare popullin e atje do sjell fjalen e tije ne unitet me shqiptaret duket se shpejt do tju mbyllen dhe vishtirsuar rruget e padrejtesis ndaj tyre sikurse ju nuk vini te drejtat e tyre ne vend tashme pas 1 shekulli padrejtesi dhe kosto trysni te shumfisht ndaj shqiptareve konkurenca interesit keto trysni dhe kosto po i adrejteson drejt burimit te shkakut vet zhvillime te bukura pritet te ndollin qe ne menyr te pabesueshme do tjua prishin lojen lojtareve te vet i lartesuar eshte ai ZOTI BOTNAVE QE SEJCILIN NGA NE E BERI PENG TE MENDIMIT FJALES VEPRES VET QE SEJCILI CDO ANGAZHIM TA KET NESE DREJT SI THOT AI DOBI PER VETEN E VET DHE NESE NE DEM TE TJERVE KUNDER VETES VET .URIME URIME URIME MBASI ASKUSH NUK JU DETYRON TE MENDONI FLISNI DHE VEPRONI MIR DHE NDJEHENI MIR TE NDERUAR SIKURSE ASKUSH SJU DETYROJ TE MENDONIT FLISNIT DHE VEPRONIT KEQ DHE TANI TE ZHVILLOHET E KEQE MBI TE KEQE DHE PERFUNDIMISHT TJU KAP DHE SHKATRROJN DHE JUVE SIC KENI SHKATRRUAR DHE JU TJERET KUSH SU BINDET FJALEVE VJEN NJE KOHE QE DO TA BINDIN VEPRAT E TIJE KUR TE PERMBYSET BASHK ME TO ASKUSH TE MOS MENDOJN SE MUND TE BEJE PADREJTESI DHE DO GJEJ VLERA PAQE SIGURI SHPERBLIM EKUJLIBRA NORMALITET SE ESHTE KRIJUAR QE PADREJTESIJA TE KET ME TE MADHE DEMIN SE DOBIN PER SHUMICEN DERI NE NJE KUFI TE CAKTUAR PARA RRENIMIT PLOT JU KUFIJT I KENI TEJKALUAR NE CDO KUPTIM NE KET PLANET ME GJITHKEN DHE GJITHCKA

  2. Të ëndërrosh është mirë. Të shohësh ëndrra me sy hapur jo dhe aq. Ti kërkosh një politikani që udhëheq partinë të mbajë një tjetër përbri tij si kandidat për kryeministër, apo të premtojë se do t’ja lerë një tjetri karrigen e kryeministrit nëse i fiton zgjedhjet, është absurde, infantile, ikje nga vullneti i shprehur i zgjedhësve, shkelje e këtij vullneti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *