• |
ide | kryesore

Mashtroi të riun dhe i mori 6 mijë euro, arrestohet 59-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një 59-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Korçë, pasi akuzohet për mashtrim. Shtetasi me iniciale Sh.H., i ka marrë 6 mijë euro përmes mashtrimit një 24-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar të DVP Korçë bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Sh. H., 59 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka marrë 6000 euro një 24-vjeçari, përmes mashtrimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *