• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë/ Sulmohet me bomba Kostiantynivka në Dontesk, dy të vrarë

Lajme, Planet



Pas bombardimeve ruse të Kostiantynivka në rajonin e Donetskut, dy persona humbën jetën. Kryetari i bashkisë së Energodar, Dmytro Orlov,  tha se 100 punonjës të centralit bërthamor të Ukrainës, Zaporizhia janë larguar nga vendi. Ai shtoi se dronët dhe raketat ruse mbi Ukrainë lëshohen nga një aeroport.

“Është një aeroport nga i cili lëshohen dronë dhe raketa mbi Ukrainë. Rreth 100 punonjës të monopolit bërthamor të Rusisë Rosatom janë larguar nga centrali bërthamor i Ukrainës në Zaporizhzhia në qytetin Energodar, aktualisht të pushtuar nga Rusia.”- tha ai.

Rreth 6,000 punëtorë të uzinës janë aktualisht në Energodar, por ata nuk lejohen të punojnë në fabrikë nëse nuk nënshkruajnë një kontratë me Rosatom, shpjegoi Orlov, i cili gjithashtu ngre alarmin në rast të një shpërthimi në centralin bërthamor, sepse në qytet nuk ka strehimore.

“Okupatorët po përdorin fabrikën për të shantazhuar gjithë botën”, përfundoi Orlov.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *