• |
ide | kryesore

Rama në kafet e Prishtinës, Kurti mbledh qeverinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
qeveria kurti



Qeveria e Kosovës ka nisur nënshkrimin e marrëveshjeve me Shqipërinë, që ishin caktuar të nënshkruheshin më 14 qershor, në mbledhjen e dy qeverive, e cila s’ishte mbajtur. Mbledhja e qeverisë së Kosovës pason nënshkrimin e 13 marrëveshjeve me shpejtësi nga qeveria e Shqipërisë, për t’ia hequr Albin Kurtit pretekstin me të cilin ai refuzoi takimin me Ramën.

Gjithsesi, deri tani takimi nuk ka ndodhur. Pas takimin me Glauk Konjufcën, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka rreth 3 orë kohë për të qëndruar në Prishtin deri në nisjen e emisionit ku është i ftuar në Klan Kosova.

Ministrja e Drejtësisë njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen për njohjen e së drejtës për ushtrimin e profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Personi që ka fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin e këtij vendi, ka të drejtën të ushtrojë këtë profesion në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas. Marrëveshja ka për qëllim njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, në territorin e Republikës së Kosovës, nga personi që e ka fituar këtë të drejtë në Republikën e Shqipërisë, si dhe anasjelltas”, thuhet në marrëveshjen e nënshkruar.

Lexo edhe: Kronologjia/ Pse po ia mbyllin derën Ramës në Prishtinë



4 Comments

  1. Por kur i bën Rama ç’faj kanë shqiptarët. Bën shumë dhe më këto hapa ka bërë e bën dëme dhe sigurisht me vetëdije.

  2. Rama nuk eshte ne kafet e Prishtines o koqet e Lapsit dhe ushtaret e Sali Berishes por eshte takuar me presidenten , kryetarin e parlamentit si edhe me ambasadorin amerikan te kosoves. Ju legenat e lapsit mos disinformoni njerezit!

  3. Lexoni intervistën e Presidentit Clinton në Financial Times, në të cilën deklaron se ” nacionalistet serbë e radikalët në veri të Kosovës kanë futur rajonin në ngërç”.

    “Edhe pse tensioni në zone ka rënë, thotë Clinton më tej, pakënaqësia e serbëve pas zgjedhjeve të prillit dhe zgjedhjes së shqiptarëve në 4 komuna me shumicë serbe, është e madhe ndaj Prishtinës zyrtare”.

    Një e vërtetë që hedh poshtë lojën me negociatorë, teksa shkaku dhe fajtori qenka i njohur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *