• |
ide | kryesore

Kurti e ‘injoron’/ Ministria e Jashtme konfirmon 13 marrëveshjet e nënshkruara nga Shqipëria

Lajme, Të fundit



Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka konfirmuar për mediat vendase se ka pranuar 13 marrëveshjet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri, të cilat kryeministri Edi Rama njoftoi se i ka nënshkruar sot. “Ju njoftojmë se sot i kemi pranuar 13 marrëveshje nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se sot në mëngjes janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, 13 marrëveshjet që ishin paraparë të nënshkruheshin në mbledhjen e dy qeverive më 14 qershor.

Rama ka thënë se mbetet me shpresë se pas kësaj do të ketë takim me kryeministrin Kurti.

“Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”
, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti të mërkurën deklaroi se homologun e tij nga Shqipëria do ta takoi vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, në të kundërtën jo.

Madje Kurti përmendi edhe nënshkrimin e këtyre 13 marrëveshjeve si “kusht” për takim.

Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nëse kryeministri Kurti ka ndryshuar qëndrim sa i përket takimit me Ramën.



6 Comments

  1. Qfar manipulanti Ky far lideri global…!mjer aii popull Kush I udheheq ,mjer aii popull qe Pret nga Ky lideri diq Te mire..!dhe Kurt Ki parasysh Kon ka kshilltar ni nostallgjik jugosllav si batonturpi.!

    1. O I paemer : ai popull patronazhist eshte mesuar 50 vjet me komunistat qe edhe bare te have nuk I shesin interested te have buke me sheqer! Edhe nje kryefamiliar I randomte nuk do ti merrte keto vendime, po ky hajvani keshtu e ka drejtuar kete vend duke bere show ! I harruat 17 vendimet per incineratoret brenda nje nate vetem per te zhvatur shqiptaret nga ky idioti dhe tani shkojne ne burg ministrat e zvendesat e tyre sepse KAPSI nuk funksionon se ky hajvani I ka mare te gjitha pushtetet! Ky hajvani nuk ishte I zoti te ndertonte nje familje qe eshte njesia baze jo do ndertoj shtet dhe tani na ben edhe rolin e liderit global,fuck you motherfucker!

  2. Lojtar manipulator është.Ka firmosur 13 marrëveshjet dhe pastaj ti majë për vete se ato marrveshje firmosën në ceremoni zyrtare por kumandari kështu e ka.Nuk i pëlqejnë shumë protokollet dhe normativat zyrtare.Dhe këtë herë e ben se do me nxjerrë Kurtin fajtor.Akoma se ka kuptuar që Kurti ka stofë politikani e shtetari dhe se llogarit Ramë diletantin dhe anti kosovarin.

  3. E themi se kemi shtet ligjor,kemi demokraci.Edhe mbreterit nuk veprojne dot si ky edhe nese duan ta bejne. Ky eshte nje diktator i nje populli qe e do diktaturen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *