• |
ide | kryesore

Protesojnë studentët e Mjekësisë/ Bluzat tona janë të bardha, jo të kuqe apo blu

Lajme, Të fundit



Studentët e Mjekësisë, apo gjimnazistët që kishin planifikuar të vazhdonin këtë vit studimet për mjekësi, kanë dalë sot në protestë, pas vendimit të pritshëm të qeverisë që i detyron ata që të qëndrojnë 5 vite në Shqipëri, për të ushtruar profesionin e tyre.

Studentët po marshojnë nga rektorati i Universitetit të Mjekësisë në drejtim të Kuvendit, ku deputetët janë në seancë plenare, me thirrjen “bluzat tona janë të bardha, jo të kuqe, blu apo lejla”.

Studentët shprehen se do të bëjnë gjithçka që projektligji të mos kalojë në parlament, ku nga ana tjetër u vendos që të kalohet brenda këtij muaji.



4 Comments

  1. C ´lidhje kane ngjyrat? Per te thene qe protesta nuk eshte politike?

    Cdo proteste eshte politike dhe duhet te jete e tille, njeriu eshte qenie politike nese ve ne pune gjykimin per te dalluar te miren nga e keqja. Keto parrulla per te bere te baraslarguarin nuk me duken korrekte.

    Sa per rrogat, mendoj se nuk eshte pune parash, por kufizimi i lirive ne radhe te pare per kete duhet protestuar ne radhe te pare, pastaj vjen rritja e rrogave.

  2. Proteste pa mesazh. E bardha nuk konsiderohet ngjyre, por keta te rinj nuk duan as ngjyrat e atdheut te tyre, kuq e zi.

  3. O tani o injorant po dhe mjekeve jua esht shtuar rroga ne vitin e ardhshem mejket e pergjithshem do i shkoj paga dymiljon e pesqindmilek ndersa mjekeve specjalist do i shkoji paga tremiljon dhe keto paga barazohen me serbin maqedonin malin e zi kosoven bullgarin dhe greqin Germanija esht shum para me ate nuk konkurojim dot do konkuroshim me Gjermanin ne qoft se sali non grada nuk do ta kishte shkaterruar kete vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *