• |
ide | kryesore

Gërdeci, shtyhet sërish seanca gjyqësore për Fatmir Mediun

Arkiva, Lajme
Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Fatmir Mediun



Shtyhet seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu për në datë 18 korrik ora 14:00. Shkak për shtyrjen u bënë prokurat për 109 viktimat e Gërdecit. Avokati i disa prej familjarëve, Dorian Matlija tha se gjykata nuk pranoi prokurat dhe kërkon të reja.

“Do të diskutohet për veprimet e shtetasve, kjo nuk ndryshon se janë 3 apo 300, është i panevojshëm që ja prodhoi shtyrjen e një seance tjetër, ky është karakterizuar nga vonesat, ka nisur në vitin 2009, lloj lloj historish, ky vetëm i vonuar ka qenë dhe asgjë tjetër deri më sot, po shohim që po fillon të ecë. Prandaj që të mos sillja 100 veta në sallë, po gjykata do prokura të reja”, tha Matija.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *