• |
ide | kryesore

Bie poshtë padia kundër Lady Gaga për qentë e saj

Paparazzi, Slider



Lady Gaga nuk do të duhet të paguajë shpërblimin prej 500,000 dollarë për gruan që  ndihmoi në gjetjen e qenve të saj të dashur në vitin 2021.

Krijuesja e hitit “Rain On Me” njoftoi shpërblimin bujar në shkurt të atij viti pasi të vegjlit e saj, Koji dhe Gustav, u rrëmbyen. Pas kthimit të sigurt të qenve të saj, Gaga u godit me një padi nga Jennifer McBride pasi ajo nuk i dorëzoi paratë.

Dhe sipas TMZ, çështja tani është hedhur poshtë para se të shkonte në gjyq. Gjykatësi tha se lejimi i McBride për të ndjekur pretendimet “do ta lejonte atë të përfitonte nga gabimet e pranuara”, shton gazeta. Pas kthimit të qenve në stacionin e Komunitetit Olimpik të LAPD më 26 shkurt 2021, McBride u akuzua më vonë si ndihmëse e krimit.

Siç është raportuar më parë, Fischer po shëtiste tre nga qentë e Gaga-s në Los Anxhelos më 24 shkurt 2021, kur u kap nga disa burra, të cilët vodhën dy nga kafshët shtëpiake të fitueses së Grammy. Gjatë marrjes, Ryan Fischer u qëllua në gjoks dhe u shtrua në spital. Fatmirësisht ai i mbijetoi plagëve të marra.

James Howard Jackson, të cilët policët e identifikuan si fajtori kryesor,u dënua pme 21 vjet burg. Autoritetet zbuluan se autorët nuk shënjestruan në mënyrë specifike Lady Gaga-n, pasi nuk e dinin që qentë i përkisnin muzikantit. Ata besojnë se motivi i grupit ishte vlera e bulldogëve francezë, një racë që mund të kushtojë dhjetëra mijëra dollarë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *