• |
ide | kryesore

Nis mbledhja e Këshillit të Mandateve, Arben Ahmetaj jashtë Shqipërisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Arben Ahmetaj



Këshilli i Mandateve është mbledhur sërish sot për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Arben Ahmetajt. Mbledhja u shty një ditë më parë pas kërkesës së avokatëve të Ahmetajt, të cilët kërkuan më shumë kohë për të shqyrtuar dosjen prej 400 faqesh.

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij.  Sipas Zërit të Amerikës, nga verifikimet e sinjalit të celularit të Ahmetajt, rezulton se momenti i fundit i vendndodhjes të ketë qenë Kanadaja. Dyshohet se Ahmetaj është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte parlamentit shkresën për arrestimin. Zëri i Amerikës shkruan se më pas Ahmetaj kishte prerë online një biletë avioni për në Itali, por që nuk e ka përdorur.



1 Comment

  1. Shikoje një paneliste të irrituar që bën pretencën nëpër ekrane. Dhe kërkon se kush duhet të jetë i akuzuar e kush i burgosur, e kush i izoluar, e madje edhe me sa vite burg.

    Përse këta panelistë që natyrisht përfaqësojnë politikanë nuk çojnë në SPAK dyshimet apo provat që ata kanë për “politikanët e nivelit të lartë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *