• |
ide | kryesore

Kurti: Me marrëveshjen për shtensionim, Kosovës t’i hiqen sanksionet

Lajme, Të fundit
Kurti, për median gjermane, Serbia të njohë Kosovën dhe të përballet me krimet



Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pret që marrëveshja që Qeveria ka arritur me Bashkimin Evropian për hapat për shtensionim të situatës në veri të Kosovës, të ndikojnë që Kosovës t’i hiqen sanksionet e që palët në dialog të jenë të barabarta.

Pasi ka lexuar pikat e marrëveshjes, që parashikojne zvogëlimin e pranisë policore të Kosovës në dhe rreth ndërtesave komunale në veri, vlerësimin e vazhdueshëm të gjendjes së sigurisë, mbështetjen për zgjedhjet e reja e takim të ri në dialog, Kurti ka kujtuar se është Serbia ajo që s’e ka pranuar që ka marrëveshje ligjërisht të obligueshme me Kosovën dhe se BE-ja i ka bërë të pabarabarta palët kur e ka sanksionuar Kosovën.

“Unë kam nënvizuar në vazhdimësi që për suksesin e marrëveshjes bazike së pari të dy palët duhet ta pranojë se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme. Së dyti, që marrëveshja duhet të zbatohet në plotni. Së treti, që zbatimi i marrëveshjes nuk mund të kushtëzohet. Së katërti, që të dyja palët duhet të kenë mundësinë që të negociojnë nga pozicione të barabarta, gjë që është cenuar prej vendosjes së masave të përkohshme kundër Kosovës nga ana e bashkimit Evropian. Si përfundim, mendoj që dakordimi i Bratisllavës do të ndihmojë shumë në përforcimin e fokusit dhe vendosjen e barazisë midis palëve që ndihmon zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj”, ka thënë Kurti.

Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndaj Kosovës në fund të qershorit.



4 Comments

  1. Sali Berisha është xhindosur në një konferencë shtypi kur një reporter e pyeti nëse është thirrur nga SPAK.

    “Je prokuror ti apo gazetar” ? foli Berisha me zë të lartë.

    E më pas tha se nuk është thirrur në SPAK javën e fundit,A more albini i kurtajve i tradhtove te gjithe ata qe te mbeshtet qorrazi per gafat e medha qe bere,pse sna thua cfare fitove ti,se kosova e dime qe humbi shume

  2. B R A V O ALBIN!!!

    I fute serbet ne vathen e tyre.”NE ZGJEDHJE”.S’ka ma bojkot dhe ma mbrapa e dijne vete ato(serbet)se c’fare bajne.
    Ne se prap ka bojkot nga serbet, atehere SHBA dhe EU te fusin bishtin nen shale dhe t’i kerkojne falje Kosoves per sanksionet e perkohshme.
    Albin misioni u krye!
    Vucickrimi, nuk jane te gjithe kryeministat e Kosoves njisoj.Ky i fundit t’i uli pordhet ty dhe Edvin shkerdhates.

    1. Mbase nuk ke lexuar shkrimin po Albini yt ka hequr breket dhe eshte 90°. Tani po lutem per paret e EU dhe USA. Gjysma e Kosoves do mbetet pa buke..Ti nderkohe bashke me ca koqe te tjere pabuksa vazhdoni me nacionalisma!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *