• |
ide | kryesore

Lubonja: Ahmetaj u bë “kokë turku” nga Rama

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja: Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, goditja më e madhe për qeverinë



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën rreth ish-ministrit Arben Ahmetaj. Duke supozuar se Ahmetaj po i shmanget drejtësisë, Lubonja u shpreh se ashtu si të akuzuarit e tjerë për aferën e inceneratorëve, ai është larguar nga vendi para akuzave zyrtare.

Lubonja shton se është e pamundur që Ahmetaj të jetë marrë me këtë aferë dhe kryeministri të mos ketë dhënë verdiktin e tij lidhur me të, teksa shtoi se vetë ish-ministri e ka nënkuptuar diçka të tillë në një intervistë. Lubonja e cilësoi Ahmetajn si një “kokë turku” për të zbutur opinionin publik dhe atë të ndërkombëtarëve.

“Kemi një qeveri që nuk punon për njerëzit, por për t’i grabitur. Një ish- zv.kryeministër dhe figurë e tillë që ka këto akuza, nuk mund të trajtohet si diçka e vogël. Sistemi është ngritur në mënyrë që partia është në shërbim të disa njerëzve. Që të ketë një shëndoshje të vendit të gjithë pushtetet duhet të jenë në një krah. Këtu po del sikur edhe po të dojë drejtësia ta kapë, ai ka ikur.

Edhe të akuzuarit e tjerë të inceneratorëve janë larguar para akuzave. Kjo tregon se kanë pasur informacion. Në këtë mënyrë funksionon ky shtet. Është e pamundur që vetëm ai të jetë marrë me aferën dhe kryeministri të mos bëjë gjykatësin. E ka thënë vetë në intervistë. Puna është sa ka punuar SPAK të ndërtojë skemën e plotë.

Kanë dalë emra të tjerë të lidhur me inceneratorët. Këtu ka një rrjet, nuk mund të kenë vepruar vetëm ata që janë arrestuar. Problemi është pse ndodh ky teatër. Tani këtu ka një presion dhe vetvetiu ndihet një lloj presioni nga publiku dhe ndërkombëtarët. Duhet nxjerrë ndonjë kokë turku për të zbutur opinionin.

Rama ose i sakrifikon për t’i larguar nga vetja, ose se nuk i hyjnë më në punë. Ahmetajn thonë se është ai që ka dërguar dosjen e inceneratorëve opozitës, mund të jetë edhe hakmarrje. Kjo qëndron gjithmonë si hipotezë. Rama ka punuar që drejtësia të mos vijë tek ai dhe të lëshojë ata që s’i duhen”, – u shpreh Lubonja në News 24. 



6 Comments

  1. Asgjë e re nuk ka ndodhur në harkun e këtyre dy javëve për t’u “dorëzuar”, përveç publikimit të audio përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të Albin Kurtit, Mimoza Kusari, me liderin famëkeq të serbëve, Milan Radojçiq.

    Kryeministri populist, i cili bënte sikur luftonte për të mbrojtur Veriun e Kosovës, në të vërtetë rezulton i koordinuar me qarqet ekstremiste serbe për këtë situatë dhe në momentin që u bën publike pazaret e tij, u dorëzua.Rama ishte ne nato o fatosiiiiiiii

    1. Me vjen keq qe njerez qe komentojne ose duhet te shajne ose ofendojne,asnjeri nuk shkruan per mesueset, qe jane me poshte se -5 nuk flet njeri per popullin qe edukata nuk ekziston dhe fshataret qe kane lene fshatin dhe ska me produkte por cdo gje e pa kontrolluar ku eshte AKU vetem per kete instituzion duhet te shkruhet nate e dite, faleminderit.

  2. Jo po koke turku, jo po koke greku pordhe me rgon te Lubonjave qe jo vetem financohet nga oligarket por edhe i eshte thare truri.

  3. që për 33 vjet, Sali Berisha, jo thjesht vetë, por ka instaluar në politikë dhe në të folurën publike, “teorinë e kryeprokurorit”.

    Berishizmi në politikën shqiptare njihet pikërisht për këtë veçori që është thuajse unike në Shqipëri kaq shumë e përhapur. Në vendet përreth nesh, nuk ka qenë shumë e përhapur kjo kulturë e linçimit dhe akuzimit të përbindshëm të kundërshtarit politik.

  4. 2 nga 3 komentet pa lidhje me çfar flitet në këtë shkrim.Te fiksuar dhe me probleme të shëndetit mendor që në çdo moment shohin Berishën e Kurtin të lemerisur.

    1. Ju bythqirat e ps ose e keni frike berishen se ju ka ca letra ose beni sikur e keni frike! 10 vjet ne pushtet dhe pushta mbetet. Po se te shkerdheheni neper bunkera car do te dale? Mut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *