• |
ide | kryesore

Ministrja e jashtme e Kosovës: Nuk i takon Ramës të na mësojë si “i dërguar i BE”

Arkiva, Lajme, Të fundit
jashtme



Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla komentoi përplasjen Rama-Kurti pas dërgimit të draftit për asociacionin në kancelaritë europiane nga kryeministri shqiptar. Ajo u shpreh se kryeministri i Shqipërisë nuk mund të sillet me Kosovën “si i dërguar i BE”, pasi Kosova, nuk e sheh Shqipërinë si pjesë të skenës ndërkombëtare, por si shtetin motër.

“Nuk mund të sillet Rama me Kosovën siç sillet përfaqësuesi i BE se ne kemi qytetarë në të dyja anët e kufirit dhe jo vetëm duhet të forcojmë bashkëpunimin por mund të bëhemi shembulli më i mirë. Nuk i takon as kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrave të vendeve të tjera në rajon të na tregojë ku duhet të qëndrojnë kryetarët e komunave të zgjedhur më votë.

Jemi mirënjohës për ata që përpiqen të kontribuojnë po kontributi nuk jepet duke anuluar mbledhje apo duke deponuar drafte në Berlin e Francë, por duke u ulur së bashku dhe duke gjetur zgjidhje që funksionojnë”, – tha Gërvalla në një intervistë në Euronews Albania.

Ajo është shprehur se nuk e ka parë draft-propozimin e kreut të qeverisë shqiptare për Asociacionin, por tha se një draft i tillë i bërë pa koordinim me institucionet e Kosovës dhe nuk do të merret në konsideratë. Gëvalla tha se komunikimi mes Prishtinës dhe Tiranës nuk ka nevojë të kalojë përmes Berlinit apo Parisit.

“Nuk e kam parë draftin, por pavarësisht se çfarë do të përmbante një draft i tillë i pakoordinuar me institucionet e Kosovës, nuk është një draft që do të trajtohet dhe do të merret në konsideratë”- tha ajo.

Ministrja e jashtme foli dhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Ramës dhe homologut të saj kosovar Albin Kurti.

“Unë mendoj se nëse udhëheqësit e shteteve nuk udhëhiqen nga motive personale por mendojnë se çfarë mund të bëjnë më së miri me qëllim që qytetarët e vendeve tona t’ju shërbejë qasja jonë, qëndrimi ynë, mendoj se nuk ka asnjë problem në këtë mes. Ka nevojë për pak kujdes se cilat sinjale personale, në adresa personale dërgohen në raste të tilla” – tha ajo. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. që për 33 vjet, Sali Berisha, jo thjesht vetë, por ka instaluar në politikë dhe në të folurën publike, “teorinë e kryeprokurorit”.

    Berishizmi në politikën shqiptare njihet pikërisht për këtë veçori që është thuajse unike në Shqipëri kaq shumë e përhapur. Në vendet përreth nesh, nuk ka qenë shumë e përhapur kjo kulturë e linçimit dhe akuzimit të përbindshëm të kundërshtarit politik.Kjo debilja ja mblodhi shba e be tani sulmon ramen

  2. Mire e keni, por si do ja boni qe i paskeni rregulluar gjerat me serbet..apo hajde shajme se VK. Ju te VV jeni me demoagoget populiste e tradhetare ne Kosove..Tani si do e beni qe ngelet edhe pa leke dhe bllokuar proceset e integrimit ne Kosove..

  3. Magjypi i votueseve magjype mavi ,pasi ndreqi problemet me hajduterine socialiste ne vendin e vet,ky lej fen gjigant kerkon ekspansion per te nxjere ne pah dijet e veta politike prej disenjatori tenderues,…..por ne shqiperi MORTJA ,…. nuk ha mut, prandaj shqiptaret normale gjenden jashte shqiperie ktu kemi vetem monstra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *