• |
ide | kryesore

Dhunë në familje, 5 persona vihen në pranga në Tiranë

Lajme, Të fundit



Janë vënë në prangat e policisë së Tiranë pesë persona të akuzuar për dhunë në familje. Tre familjarë: vjehrri, vjehrra dhe bashkëshorti kanë dhunuar fizikisht nusen e shtëpisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: M. Sh., S. Sh. dhe A. Sh., të tre banues në Tiranë. Vjehrri dhe vjehrra kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tyre, dhe me pas edhe djali tyre e ka goditur bashkëshorten e tij, me send të fortë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe dy shtetas të tjerë të cilët kanë dhunuar bashkëjetueset e tyre.

“-Një 40 vjeçar, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan një 66 vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *