• |
ide | kryesore

I kërkuar nga prokuroria e Elbasanit, arrestohet në Angli shqiptari

Lajme, Të fundit



Ledio Hysa është arrestuar nga policia, pasi ishte i kërkuar nga drejtësia shqiptare për plagosje. Gjykatës iu bë me dije se ndaj Hysës, 29 vjeç, është lëshuar një urdhër-arresti në vitin 2018 nga një gjykatë shqiptare.

I riu u arrestua në një qytet të Anglisë, të cilin e përdorte si vendfsheje. Ai akuzohet se në 9 Qershor 2018 qëlloi me armë nga ku mbeti i plagosur Adriatik Kasa.

Në urdhër-arrestin ndërkombëtar thuhet se kjo ngjarje kriminale ka ndodhur në liqenin Seferan në Belsh, qarku Elbasan. Seanca e radhës në ngarkim të Ledio Hysës do të mbahet në 9 Gusht 2023.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *