• |
ide | kryesore

Berisha nxjerr dosjen: E vërteta e shpalljes “non grata” nga Britania

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se ditën e hënë në mesditë do të mbajë një konferencë të posaçme për çështjen e shpalljes “non grata” nga Britania e madhe. Ftesa që u është nisur gazetarëve ka një titull interesant: “E vërteta e non grata-s të Sali Berishës” e shoqëruar me frazën “Korrupsioni transnacional i zyrtarve si armë për të shkatërruar opozitën”.

“Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mban një konferencë të posaçme për shtyp ku do të shtjellohen tezat lidhur me non grata-n britanike dhe ankimimin që i është bërë vendimit të Home Office” – thuhet në ftesë.

Në 22 korrik të njëviti më parë ishte vetë Berisha që me anë të një deklarate në selinë blu zbuloi se ishte shpallur non grata nga Britania e Madhe. Berisha tha se me anë të një letre nga Sekretarja e Brendshme thuhej se vendimi ishte marrë për “lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, si edhe për korrupsionin”.

Berisha i ka hedhur poshtë këto akuza duke i konsideruar në “në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros”.

Më pas Berisha ka akuzuar edhe ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King-Smith për të cilina thënë se është i korruptuar dhe se ka lidhje me Veliajn dhe Bashën.

“Ai në fakt ndan shumë gjëra me Erion Veliajn dhe Lulzim Bashën. Unë nuk kam interesa personale, por kam interesat e vendit tim, nuk pranoj që një ambasador të sillet këtu sikur kjo është një koloni e vendit të tij, ky është vend sovran” – është shprehur Berisha. ©LAPSI.al
Berisha



18 Comments

  1. Ky po perdor strategjine e sherxhiut te katundit qe kur vdiq e la amanet qe ti lidhin nje litar rreth qafes e pjesa tjeter e litarit te nxirret siper varrit

  2. Njesoj si gjygji France. Vazhdon tu hedhe hi syve trushplareve dhe te korruptuarve qe i shkojne pas dhe ti beje psesion SPAKUT. Kujt do ti mbushe mendjen Sali Berisha, ne jemi deshmitare te gjalle qe kemi jetuar dhe vuajtur bemat famekeqe te tij ne pushtetin 32 vjecar si ne maxhorance dhe ne opozite. Te ike nje ore e me pare nga politika qe te shptoje PD dhe Shqiperia.

      1. Pse te llozi i vyshkur i Saliut mbani shprese o sklleverit e fundit ne boten e qytereruar. Ju shplafte panuklla

  3. Nxirrja të gjitha horrllëqet këtyre fytyrave të poshtra doktor, te huaj e të brendshëm. Të gjithë nga një stan vijnë.

    1. Miri qetesohu. Ti mendon se adhuruesi yet eshte nje figure e njohur nderkombetare, shkrimtar i njohur apo shkencetar me cmimin nobel dhe bota do ta pjerdhe. Vetem idiotet klasike te PD u ka mbetur truri ne vitin 1992. Te mencurit e botes Shqiptare e kuptuan se kush eshte ne te vertete plaku Berisha. Perendimi nuk te ka ndermend. Ata nxjerrin vetem fermane. Mos haro te pish ilacet anti SB

  4. Jepi Berishe nxirrjua te palarst se edhe kalamajt e kopeshtit e kane kuptuar qe Rilindja eshte nona e korrupsionit,mafjes dhe shpartallimi te shtetit nen mbeshtetjen e bythqirit babe e bir Sorros. Dhe ironia eshte se kjo bande ka shkalllmuar cdo aspekt te shtetit ligjor dhe shpallesh non grata ti, kulmi!

  5. Bir Selman i nenes……
    Doktori nga njera ane ne lufte me DASH e Foreign Office dhe me talibanet e vet qe bojne tifozllik per sekretarin e PPSH.
    Nga ana tjeter Rama me zevendesin e vet ne kerkim qe bo moral e vazhdo e tall trapin.

  6. Pse te llozi i vyshkur i Saliut mbani shprese o sklleverit e fundit ne boten e qytereruar. Ju shplafte panuklla

  7. Po ti ku e mban shpresën ke drogaxhiu e antishqiptari Rama apo sigurisht ti je një patronazhist i pa emër e i pa atdhe që s’të intereson fare Të intereson hajduti Rama e rilindja.

    1. Hajdutit Rama ju shurtofte dita sa me pare por salistat jeni njelloj si patronazhistat, enveristat dhe gjithe injorantet e hajdutet qe gjallojne ne katundin tone.

  8. Po ti nuk patronazhist që uron që kumandari yt të shurojë shqiptarët duke i bërë patronazhistë dhe të gjithë ata që realisht japin mendime të bazuara në llogjikë të ngjarjeve.Pra vë ne peshore kriminelin Rama që na ktheu në monizëm dhe shkateroi atë që ëndërronin shumica e shqiptarëve, demokracinë me statistin Berisha që e ndryshoi vendin sa ishte në pushtet.

  9. Cfare priti drejtesia e re qe ta fuste ne burg Berishen gjithe keto vjet ( jo vetem ate).por vetem llomotasin per te terhequr vemendjen nga vjedhjet qe as mund ti imagjinoje njeriu edhe ne endren me te keqe.Tani le ti ndalim keta te sotmit qe spo dine ku ti fshehin parate e pastaj le ti kthemi perseri atyre te para 12 viteve.Regjimi i enver Hoxhes i a hidhte fajin Zogut deri ne permbysjen e tij. O milet zgjohu ! Shiko cfare ben bota per nje te qinten e ketyre qe kemi ne ne krye.

  10. O Saleee, po doli letra e UK. Asnje nga keto qe thua ti nuk qe argument i letres. Po ti si pinok qe je, nuk thua te vetmen te vertet qe shkruhet ne leter. Pse nuk flet per Damir Fazllicin? Eshte i vetmi emer qe permendet ne leter dhe ti nuk ke then nje fjal per te. E degjenerove Lulin e degjenerove me keq ambasadorin anglez po nuk the nje fjal te vetme per Fazllicin i cili eshte i vetmi nga lidhjet e tua qe permendet me emer e mbiemer. Normalisht ca do thuash ti, kur gjysma e Evropes e kishte shpall ne kerkim ti dilje dhe e mbroje ne parlament, bertisje me te madhe e kam mik familje. Pse nuk e thua kete fakt, pse nuk u thua njerezve qe letra permend Fazllicin? Pse Basha e ka fajin qe je mik i ngusht me Fazllicin. Mashtur ordiner. Sa miliona euro ke harxhuar keto dy vjet per rikthimin tend, thuaju icik njerezve. Njeri i lig, ti me partnerin tend Ed Ramen duheni varur ne sheshin Skenderbej. Pse nuk u thua te verteten njerezve qe Rama te ndihmi me foltoren nepermjet Tom Doshit? Eh more Sale Sale si jan keto pun. Ca tu besh idjoteve qe marrin shabllon cdo karllik qe u thot udheheqesi shpirteror i djath apo i majt (edhe pse ketu ska as te majt as te djath po vec klane mafjoze). Jan delet pa jeni ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *