• |
ide | kryesore

Refuzimi i dytë/ Takim i pamundur mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit

Arkiva, Kryesore, Lajme
Edi-Rama Albin-Kurti



Mungesa e Albin Kurtit në takimin informal të kryeministrave të rajonit në Tiranë është tregues se Rama e ka djegur shansin për të qenë mediator mes Kosovës dhe Serbisë. Të qënit palë me Vuçiçin në disa projekte të përbashkëta, që nga korrigjimi i kufijve e deri tek Ballkani i Hapur, e veshi kryeministrin e Shqipërisë me kostumin e politikanit kozmopolit, që i tejkalonte me lehtësi inatet e vjetra ballkanike. Por qëndrimet ekstreme kundër Kurtit duket se po i kushtojnë shumë.

Sa herë i është dhënë rasti për ta sulmuar Kurtin, Rama nuk i ka matur fjalët. S’ka rëndësi nëse ishte përkrah presidentit serb Aleksandër Vuçiç; s’ka rëndësi nëse i lëshonte akuzat nga Tirana, Beogradi, Shkupi, Ohri, Podgorica apo Prishtina; s’ka pasur rëndësi nëse i dilte kundër Kurtit nga mediat shqiptare apo ato të huaja. Herë me cinizëm për kryekomunarët e ngujuar në veri të Kosovës, herë me akuza për refuzimin e Ballkanit të Hapur, herë duke e fajësuar për dështimin e dialogut me Vuçiçin në Bruksel apo duke ia anuluar mbledhjet e përbashkëta të qeverive, Rama e çoi marrëdhënien me Kurtin në pikën më të ulët të mundshme.

Kjo e kësaj të hëne në Tiranë, është ftesa e dytë që merr përgjigje negative nga Kurti, i cili u shfaq në një simpozium në Kretë. Nga qeveria e Kosovës thanë se këtë takim, Kurti e kishte planifikuar prej muajsh.

Refuzimi i parë ishte në Prishtinë në fillim të këtij muaji. Preteksti për t’u takuar ishte i njëjtë, një bisedë paraprake për Procesin e Berlinit, që mblidhet në një samit në Tetor, në Tiranë.

“Procesi i Berlinit samitin e radhës në Tiranë e ka në mes të muajit tetor, tash jemi në fillim të korrikut, nuk është as mes muajit gusht, as shtator, por tetor, shumë mirë që bëhen këto përgatitje kaq herët…” – ishte përgjigjia që mori nga Kurti.

Lexo edhe: Rama: Albinin e kam mik, por kryeministrin e Kosovës nuk e mirëkuptoj

Edhe një muaj më vonë, kryeministri i Kosovës nuk e ka parë të arsyeshme të ishte prezent në takimin e thirrur nga Rama. I refuzuar për herë të dytë, Rama po sheh t’i zhbëhet roli i negociatorit mes atyre që i quan njësoj “koka të nxehta”.

Prandaj ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë ai i mati fjalët. “Ishin të gjithë të ftuar. Kush deshi erdhi, kush nuk mundi s’erdhi” tha para gazetarëve, duke e justifikuar mungesën e homologut të Kosovës, që e kërkon, por nuk e gjen prej muajsh./Lapsi.al



27 Comments

  1. Ketu beri gabim, Rama nuk e ftoi te shtepia e vet po ne nje event ballkanik. Pastaj as Shqiperia dhe as Kosova nuk jan prona private te Rames dhe Kurtit, edhe pse te dy po sillen sikur i kan prona private.

    1. THIRRJE e Ilir Vrenozit, drejtuar shqiptarëve.
      Më datën 1 Shtator 2051, në sheshin Edi Rama, zhvillohet protesta më e madhe që ka parë Shqipëria ndonjëherë, për rrëzimin e regjimit kleptokrat të Zaho Edi Ramës, i cili ka 6 vjet, që kur zëvëndësoi të atin, që ju pi gjakun shqiptarëve.
      BETEJA TANI FILLON !
      Më 1 SHTATOR 2051 të gjithë në sheshin EDI RAMA!

  2. Atë e ka kapur makthi se SPAK po lëviz në adresë të një prej familjarëve të tij, për një aferë që tani është publike, dhe dyshon se mund ta arrestojnë.

    Për këtë arsye doli për të sulmuar ashpër SHBA dhe Britaninë e Madhe me qëllim që nëse djali dhëndëri apo vajza e tij përfundojnë në burg në këtë vapë gushti, të thotë se është hakmarrje e SHBA dhe Britanisë së Madhe

  3. Çfare humbi Rama shtrohet pyetja….asgje.Çfare humbi Kurti?…me e pakta do te kete ndermjetes ne bisedime nje joshqiptar…mbase ndonje grek qe dihet se anen e kujt do te mbaje..,a ju kripsha trute qe e mbushet barkun me buke e tani po mirreni me politike.

    1. 22;09 pse te jesh shqipetar si rama ca garancie esht se ” ja do te miren” popullit shqipetar???? ik o kastravec

      1. Po per ty , cfare ‘ garancie’ ka qe ja do te miren popullit shqiptar ?
        Qe nga pyetja qe shtron dukesh qe je trap.
        Je nga injorante qe akoma luan lojen me patriote dhe tradhetare.

        1. o koqe un nuk luaj lojra me patriot se nuk kam pozicion ne qeveri; kurse ju patronazhist e sufllaxhinj nuk ju merr kush seriozisht; dihet qe jeni te paguar per te share e per te mohuar faktet e qarta si drita e diellit. Sa per punedhenesin tuaj ramen e di shumica e popullit qe kerkon te largohet dhe e konfirmojn raportet e organizatave internacionale se sa e deshi vendin dhe demokracine. degradim korrupsion varferi ne rritje

    2. Shume here me mire nje grek apo edhe shejtan sesa Rama si ndermjetes (te pakten grekut do t’i ruhen) kete gje tani e dine edhe muret !
      Rama nen “costumin” e babait liberal dhe paternalist i ka cuar marredheniet ne piken zero me Kosoven dhe ka ngritur ne zenit ato me Serbine pavaresisht sjelljeve dhe provokimeve te kesaj te fundit !
      1. Prej kohesh degjilitimon te drejtat reciproke te Kosoves perkundrejt Serbise.
      2. Mundohet te ridikolizoje viktimat e shqiptareve ne luften e Kosoves duke
      u perpjekur haptazi qe te barazoje agresorin ( Serbine) me viktimat ( shqiptaret e Kosoves ) duke i dhene nje avantazh ose duke krijuar nje barazi morale midis te dyja paleve , cka nuk kane guxuar t’a bejne as aleatet historike te Serbise .
      3. Me vetedije te plote ka kerkuar ne menyre persistente ( Rame muti ) qe te izoloje Kosoven nepermjet nismave QE shkojne kunder interesave te Kosoves ( Ballkoni i hapur qe tashme po na mbyllet ).
      4. Ka kerkuar qe t’a ndaje duke plotesuar keshtu nje axhende te Soros plehut dhe me kete rast te shihet edhe si zgjidhes problemesh dhe pajtimtqr i rajonit per te enderruar ndonie Nobel per paqen te propozuar psh bha Erdogan .
      Me pak fjale rrugaci ordiner Rama la ndjekur vetem axhenden e interesave te veta dhe

      1. Edhe lajmi ,edhe komentet e shumices qe komentuesve ,perfshi tendin,(e perjashto komentet e patrozhanisteve te ardhur nga portali i Meros),ne pergjithesi i paskan thene shkaqet e verteta se pse erdhem deri ne kete pike.Ka edhe shume arsye te tjera. .Sidoqofte Kurti tha qe diten kur do mbahet takimi zyrtar ne tetor, do jete i pranishem. Crendesi ka nqs smundi te jete dje ne perkujtimin e radhes se marrjes se vendimit per ta drejtu Rama takimin e radhes. Po sikur Rames ti teket dhe te beje cdo jave nga nje takim,se keshtu ndoshta ndihet edhe me shume lider global?Takime pa shume vlera e dobi,thjesht propagande.Te anulloje Kurti takimet e tjera dhe te vije per t’iu bere thjesht garniture Rames, se do keshtu ai?.Jo me qe kam dyshime qe Rama u lumturu qe Kurti nuk erdhi(per te mos thene qe e kane caktu kete date qellimisht,kur dihej qe Kurti ishte diku tjeter ne kete date),sepse kjo do i sherbente,sic po i sherben, per te lare pak imazhin e tij dhe per te baltos imazhin e Kurtit,sikur te dy kane faj.Sidoqofte,skishte shume vlere takimi i djeshem kur ajo serbja, tha biseduam EDHE per procesin e Berlinit, pervec se per Ballkanin e Hapur.Patrozhanistet duhet te merreshin me degjenerimin qe i beri Vucici Rames ne fund te konferences ate dite, e jo me Kurtin,se do u shkoje mundi kot,Asnje vote sja heqin Kurtit, Mero Gazrat,Skender Bixhozat ,Kreshnik faqeziu(jo kuqeziu), e te tjereservile te ngjashem.A e pate se cpergjigje mori PDK(dega e PS ne Prishtine) pardje?As disa qindra protestues nuk dolen,nderkohe qe para disa muajsh per UCK dolem mbi 100 000.Ja pra qe ne Kosove elektorati te denon kur ben gabime,e jo me te degjoje antikosovaret e Meros e te rrezojme Kurtin!! Qesharake vetem ta mendosh

    3. Pse ti mendon se Rama do te mund te jete ndermjetes? Kete se lejon askush. Sepse eshte shqiptar. E nese e pranon Serbia ateher eshte ducka keq,se ne nuk donta pranonim nje serb per ndermjetesues.

  4. Kurti di shume gjera qe rama sja mer mendja.Rama mos e kruaj me kurtin.Kurti seshte ramushi ,qe rama e tallte dhe ai i thosh eshte vellau im.Kurti di mire ke ka vella rama.Cfare i ka thene vellaut per kosovaret dhe shqiptaret Fjale urejtie per popullsine “shumice “……….shqiptare.Mjafton te kujtoni cfare thoshte miloshevici gjate luftes se kosoves per shqiptaret ne pergjithsi dhe kosovaret ne vecanti,qe ti mbushte mendjen botes perendimore ti linte dore te lire te bente nje srebenic te dyte ne ballkan me shqiptaret.Ju, u thosh miloshevici perendimit duhet te perkrahni serbet dhe jo ……… shqiptare.Nuk eshte koha ti thuhen hapur rames . Nje pjes e atyra qe rama i ka thene vucicit eshte qe une jam me ty dhe jo me ….. .. kosovare dhe kurtin.Sa per ate parafolsin larte,qe thote qe me mire te qe rama si ndermjets i kosoves me serbine.Jo do te ishte shume me mire te ishte ndonje grek se rama.Se me grekun do i thoshim pa frik vute ujkun do ruaj delet dhe bota do e besonte se e dine mire cjane greket per shqiptaret,por rama eshte po aq i lig sa greku,rusi dhe serbi per shqiptaret,por do qe nje fatalitet i madh kundra kosoves ,se do plotesonte qellimet e miloshevicit, vucicit dhe do ta coptonte kosoven dhe bota do thoshte,rama eshte vete shqiptare ,prandaj kosova duhet ta pranoje me hire ose me pahire.Kete rrezik nga rama shqiptaret i frigohen shume ,prandaj dhe kurti po ben te pamunduren ta heqi kalin e trojes rama nga kosova.Cnuk po ben rama te jete ai interkulori i zgjidhjes se veriut te kosoves ku te gjithe e dime planin e tij te para ca viteve,per coptimin e kosoves dhenien e veriut,te kosoves,trepces,ujmanit serbise.Dhe ai thote o do e bej o plas.Rama po luan planin e tij te ndyre kundra kosoves ti japi serbise trepcen dhe ujmanin dhe sic u ka thene rama vucicit,dhe dhe disa politikaneve te ndyre dhe antishqiptare europian,antishqiptare te deklaruar, ,kosovaret do ngrijne duart perpjet dhe do vine te me puthin kembet mua dhe e di une cdo ju punoje kurtit,ramushit dhe kosovareve.Kosov,kujdes nga rama kini nje gjarper shume helmus.

  5. Edhe një shprehje e publikuar e Ramës lidhur me këtë takim, deformohet sipas oreksit të mediave.
    Ka një ndryshim të madh midis shprehjes se “kush mundi erdhi ” e “kush nuk deshi nuk erdhi”
    Në fakt, që të dy liderët e dy shteteve shqiptare, kanë vepruar njëlloj.
    I pari e nisi me kokën e tij Rama që bërë gafën e rëndë që nisi “sanksionet” kundër Kosovës, duke refuzuar të shkojë në takimin qeveritar, e pas kësaj ju kundërpërgjigj me të njejtën monedhë Kurti.
    Në ndeshjen midis këtyre dy kapojve liderë shqiptarë , shoh se Kurti nuk ka ndryshuar qëndrimet e tij, ndërsa Rama, jo vetëm hoqi dorë nga ideja e marrëzishme e “Ballkanit të hapur”, por veç që i ka prishur mardhëniet me mikun e tij Vuçiç, ka filluar edhe të bëjë mbrojtësin e Kurtit.
    Përse ky ndryshim i Ramës ?
    Kam përshtypjen se ky ndryshim i tij vjen si pasojë i sondazheve që dalin gjithnjë e më shumë kundër tij, lidhur kjo me gafat e politikës së jashtëme në dëm të Kosovës e në të njejtën kohë, nga arrestimi i ministrave, kryetarëve të bashkive e qeveritarëve të tjerë për veprime korruptive nga SPAK.
    Edhe skandali i përleshjes me grushta në parlamentin e Prishtinës, e ka zanafillën tek qëndrimet përçarëse të Ramës në politikën e Kosovës, në dëm të Kurtit.

    Fakti që Ramës nuk ja mban më që të qëndrojë në seancat e Kuvendit, kam përshtypjen se vjen nga frika se atij në Kuvend në vend të ujit, bojës e miellit, mund ti vijnë edhe grushtat.

  6. Hajt se kur te behet takimi i rradhes ne Beograd po merr pjese Kurti…ishalla i kane lene ndonje hise Kosoves deri at’here…

  7. K.. jon e don Albinin aty neper tavolinat e shtron [ne koordinim me serbet gjithheret] , por e don te tallur, te injoruar, te ofenduar dhe ne meshir te tij.
    Por kujdes !
    NUK E KA PERSONALE.
    Ne at gjendje ai enderron te shoh ter kosoven, e ta perdore per hesap te vet

  8. Shume here me mire nje grek apo edhe shejtan sesa Rama si ndermjetes (te pakten grekut do t’i ruhen) kete gje tani e dine edhe muret !
    Rama nen “costumin” e babait liberal dhe paternalist i ka cuar marredheniet ne piken zero me Kosoven dhe ka ngritur ne zenit ato me Serbine pavaresisht sjelljeve dhe provokimeve te kesaj te fundit !
    1. Prej kohesh degjilitimon te drejtat reciproke te Kosoves perkundrejt Serbise.
    2. Mundohet te ridikolizoje viktimat e shqiptareve ne luften e Kosoves duke
    u perpjekur haptazi qe te barazoje agresorin ( Serbine) me viktimat ( shqiptaret e Kosoves ) duke i dhene nje avantazh ose duke krijuar nje barazi morale midis te dyja paleve , cka nuk kane guxuar t’a bejne as aleatet historike te Serbise .
    3. Me vetedije te plote ka kerkuar ne menyre persistente ( Rame muti ) qe te izoloje Kosoven nepermjet nismave QE shkojne kunder interesave te Kosoves ( Ballkoni i hapur qe tashme po na mbyllet ).
    4. Ka kerkuar qe t’a ndaje duke plotesuar keshtu nje axhende te Soros plehut dhe me kete rast te shihet edhe si zgjidhes problemesh dhe pajtimtqr i rajonit per te enderruar ndonie Nobel per paqen te propozuar psh bha Erdogan .
    Me pak fjale rrugaci ordiner Rama ka ndjekur vetem axhenden e interesave te veta dhe pronarit te tij ne kurriz te Kosoves pa’ patur piken me minimale te turpit historik qe sigurisht do e ndjeke nder dekada .

  9. “Ik o Sali në punën tënde e lëre popullin e qetë”, qytetarja e revoltuar: Punoi, luftoi dhe nuk u ngop me breza.autobuzi i lapsit plot me dylbera qe komentojne pro albinit e salihut,te zellshem,te vemendshem keta Dylbera te salihut te veshur bukur po jetojne ne titone

    1. Me fal, por me afinitet me dylberet ne gjithe kuptimin e fjales dhe me gjithe respektin qe kam per ta, eshte lideri yt global.

  10. C’duan politika me keta tipa mor vella? Nuk u bejne njerezit normale? T’u hapesh politikaneve telefonat numrat e ketyre gjen. Jo timin. Nuk gjenin dot nje njeri pa precedente penale te shkallmonte deren?

  11. Albin Kurti eshte tradhetar. Ai e quajti me te rendesisme qe te shkonte ne Greqi ( qeveria greke nuk e njeh Kosoven shtet) se sa te vinte ne atdheun meme Shqiperi. Ta gezoni o kosovar se ate maskara zgjodhet per ne krye te shtetit tuaj.

    1. Ore patrozhanista, ne do ta gezojme deri ne diten e fundit Kurtin, Akoma se ke kuptu ti dhe MeroBazistet e patrozhanistet e ngjashem si ti, qe as skemi nder mend te degjuajme klithmat e deshirat e tuaja propagandistike per te rrezu Kurtin ,e jo me te “bejne pune”(e t’ia ndryshojne mendjen qofte dhe nje personi te vetem ne Kosove) keto propaganderat gebelsiste MeroFashiste? Pa le te na tregoni se kush eshte Kurti, se sa patriot eshte Kurti! Se kuptoni sa qesharak beheni, pervec se te urryer, ju tufa e patrozhanisto-Mero nazisteve, qe keni 2-3 muaj qe merreni me Kurtin, Osmanin, Gervallen,Kosoven. me lloj lloj sharjesh,ofendimesh, percmimesh,tentativash per t’na percare,per t’na nxjerr si dele e zeze para btoes etj. Epo vone i doli gjumi Kurtit, se duhej qe ne fillim t’u tregonte dhembet dhe vendin disa grenzave patrozhanisto-mediatike, apo qofte edhe direkt urdheruesit te tyre,qe gjuan gurin nepermjet ketyre servileve sahanlepires pakurrizore te padinjitetshem, dhe fsheh doren.

    2. ju jeni cmend per nje kothere apo koc se ska mundesi qe i leshoni fjalet si bagla lope. Pse nje shtet qe nuk te njeh sduket te kesh kontakte? Me e rendesishme esht kur ke pun e interesa. Ne shqiperi Kurti normalisht nuk ka nevoj ose nuk duhet te ket nevoj per ftesa. Gjthsesi per momentin nuk ka pse vjen rama i ka bere te ditur pikeveshtrimin e tij politik e ekonomik pro-serb. I ka qare interesat. Pse duhet te vij kurti per te degju muzik tallava ne pushime. Budall

  12. për Berishën, BIRN bën punë të lavdërueshme kur publikon artikuj për qeverinë e Edi Ramës, por është e kapur dhe kontrolluar nga George Soros, kur artikujt kanë lidhje me të dhe familjarët e tij. Byrektori i albinit te kurtajve arber kosova qe komenton per dy byreqe e llalle qe kosova e ka me shumice kaq i mjaftojne byrektorit arber dhe albini ndjehet i qete se ka investuar per kete dite

  13. doli Sali Berisha (ish Presidenti dhe ish Kryeministri që në vitet ’90 ka guxuar të djegë redaksinë e gazetës së vetme të pavarur në atë kohë, Koha Jonë, dhe ka mbyllur me dhjetra redaksi gazetash e sulmuar fizikisht gazetarë gjatë mbretërimit të tij në Shqipëri), dhe sulmoi rëndë të njëjtat portale, BIRN, Balkan Insight dhe Reporter.al.

  14. “Nese dikush paska plan ta vrase Lalin politikisht (por me spekulim ashiqar ama) pse nuk paska Lali te drejte te flase per “vrases me pagese”? Sa nga keta qe ankohen pikerisht sot per lirine e medias guxuan te komentojne apo te denojne mashtrimin spektakolar te opozites dhe Berishes me kitaristin Joe Walsh per te cilin Berisha thoshte se eshte Veliaj me paruke ne Iran, ne kulmin e fushates elektorale?’Pse nuk flasin mediat qe salihu akuzoje si te Sorosit paloco gazetare ku eshte futur Likmeta?

  15. Balliu Junior: Do ta mundim Amerikën dhe Britaninë e Madhe, “non grata” e Berishës do hiqet shumë shpejt.Me kete cunin e fariut foltorja po ecen lart e me lart salihun ky do e shpetoje nga non grada,pinjolli i spiunit komunist te zerit popullit gazetes komuniste Fahri Balliu,kete cunin e rrejne shoket kur i thone ti je me zgjuar se muli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *