• |
ide | kryesore

Gjykata refuzon Vangjush Dakon, mbetet në burg në ish-kryebashkiaku i Durrësit

Arkiva, Lajme
vangjush dako, durres, gjykata, arrestim



Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit do të qëndrojë në burg, ndërsa gjykohet për lejen e vonuar të pallatit në Durrës dhe tenderin për financimin e shëtitores në Currila.

Apeli i Gjykatës së Posaçme la në fuqi vendimin për masën e sigurisë për Dakon dhe të akuzuarit e tjerë. Vetë Dako nuk ka qenë i pranishëm në seancë por është përfaqësuar nga avokatët.

Dako u arrestua pas hetimeve të kryera për dy çështje të ndara; zbardhjen e lejes së ndërtimit të një pallati në Durrës thuajse dy vjet pasi ishte ndërtuar si dhe tenderin e ndërtimit të një shëtitoreje në zonën bregdetare. Bëhet fjalë për abuzime me tenderin “për projektim zbatim për promenadën bregdetare dhe plazhin publik nga Brryli deri tek Currilat”. Hetimi ka nisur pas kallëzimit të ish kreut të Pd-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferraj. Të dyja kallëzimet janë bashkuar në një të vetëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *