• |
ide | kryesore

Dako kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Apeli e lë në burg

Arkiva, Lajme, Të fundit
Dako



Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako ndonëse ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO-së e ka lënë në burg.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se vendimi u dha në seancën e sotme gjyqësore. Kujtojmë se Dako ndodhet në burg, ndërsa akuzohet se në bashkëpunim me ish-zyrtarë të tjerë “kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit, dhe jo sipas projektit të miratuar”.

Shikoni këtë koment të përgatitur nga Andi Bushati për arrestimin e Vangjush Dakos: 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Po kështu sipas SPAK, ish-kryebashkiaku së bashku me drejtorin e firmës së ndërtimit, arkitekten dhe topografët kanë shpërdoruar detyrën, ku citohet se këta të fundit “nuk kanë pasqyruar në dokumentacionin tekniko-ligjor, të objektit të vërtetën në lidhje me kohën kur janë bërë punimet dhe është realizuar ndërtimi, duke bërë që këto akte të jenë të falsifikuara në përmbajtje”.

Për sa i takon tenderit për shëtitoren në Durrës, SPAK thotë se tarifa e studimit dhe vlera e fondit limit, është llogaritur dhjetë herë më e lartë se sa duhet të ishte, sipas kritereve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Shikoni këtë material të pe4rgatitur nga gazetari Dorian Kodra për prangosjen e Vangjush Dakos: 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 



1 Comment

  1. për Berishën, BIRN bën punë të lavdërueshme kur publikon artikuj për qeverinë e Edi Ramës, por është e kapur dhe kontrolluar nga George Soros, kur artikujt kanë lidhje me të dhe familjarët e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *