• |
ide | kryesore

Dako transferohet në paraburgimin e Durrësit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Dako



Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u la në burg këtë të enjte nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre. Menjëherë pas seancës që zgjati gati 5 orë ai është dërguar në paraburgimin e Durrësit.

Që prej pasdites së të mërkurës kur ai u vu në pranga ishte mbajtur në Policinë e Tiranës.

Lajmin e raportoi “BW” sipas të cilit Dako ndodhet në të njëjtin vend me Lefter Kokën dhe me ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako.

Dako ka qëndruar për 12 vite në krye të Bashkisë së Durrësit. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *