• |
ide | kryesore

Manipulimi/ Dy vite gënjeshtra për inceneratorin e Fierit

Arkiva, Lajme, Të fundit
inceneratori



Edi Rama prej dy vitesh pretendon se inceneratori i Fierit funksionon. Por e vërteta është krejt ndryshe. Më gjashtë prill të vitit 2021, rreth tre javë para zgjedhjeve Rama vizitoi inceneratorin. Pas një turi të gjatë brenda dhe jashtë inceneratorit, kryeministrit iu premtua se brenda atij muaji impianti i përpunimit të mbetjeve do të niste punën.

Rama nuk humbi rastin të akuzonte ata që e shigjetonin ndërtimin e inceneratorëve si aferë korruptive. “Punët e mira shahen” – tha kryeministri.

Rama mbajti të njëjtin qëndrim në një takim në tetor të vitit 2022 në qytetin e Fierit. Kryeministri deklaroi se mali me mbetje nuk ndodhej më aty. Përkundrazi, Fieri tashmë kishte një incenerator. Dhe se nuk mund të baltosej një projekt i tillë pasi disa persona të përfshirë kishin parë edhe xhepin përveç punës.

Por si qëndron e vërteta?

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Një vizitë që Lapsi.al zhvilloi në inceneratorin e Fierit në korrik të vitit 2023 zbulon një situatë tjetër. Inceneratori nuk punon. Plehrat janë grumbull. Situata është njësoj si më përpara. Mali me plehra nuk ka shkuar asgjëkundi.

Inceneratorët nuk prodhojnë energji dhe nuk djegin mbetje. Përkundrazi djegin karriera politikanësh dhe prodhojnë urdhër-arreste. Kujtojmë se ish-deputeti Alqi Bllako ndodhet në arrest me burg, sikurse edhe ish-ministri i qeverisë Rama, Lefter Koka. Ndërsa ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet në arrati.

Inceneratori i Fierit nuk punon. As i Elbasanit. Ndërsa ai i Tiranës nuk ka filluar të ndërtohet. Pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë në kërkim. Megjithatë ata vazhdojnë të marrin miliona nga shteti shqiptar. ©LAPSI.AL 

Lexo më tej: Inceneratorët/ Si u shurdhua Rama nga 6 vjet denoncime 



2 Comments

  1. Ketij ja hane dardhat mbas bythe, vetem safetit ja hongren perpara.
    Per Fierin dhe Elbasanin, qe minimalisht ka nje godine, jane 12 vete ne burg, imagjinonni per Tiranen qe genjejne ne mes te dites me diell dhe nuk ka asnje shenje, sa duhet te hyjne ne burg ????
    Per kete duhet te thirren urgjentisht ne SPAK Veliaj & co dhe karoministri duhet te pyetet “A i kane mbetur me dardha te pangrena” pas shpine ???

  2. ULERITESE THOTE SPIROPALI KRYEHAJDUTJA E BANDES SE KRYEHAJDUTIT TE SURRELIT! thotë:

    Kryehajdut KRYGANGSTER ME I MADH I GLOBIT PIKE !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *