• |
ide | kryesore

Frida Krifca kapet duke u zënë me deputetin që i solli shalqi në parlament

Arkiva, Lajme, Të fundit
Korreshi krifca



Në kaosin që u krijua në sallën e parlamentit, kur deputetët e opozitës bllokuan foltoren ra në sy një grindje në distancë me thirrje dhe kunja të ndërsjella. Deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi me një poster në duar hidhte e priste me Ministren e Bujqëisë Frida Krifca.

Korreshi dhe Krifca duke debatuar ne distance
Korreshi dhe Krifca duke debatuar ne distance

Në një ditë si kjo, Korreshi ka pasur shumë për të thënë, duke qenë se dje Bashkimi Europian bllokoi fondet e programit IPARD që përdoreshin si ndihma për fermerët. Korreshi i kishte marrë masat më parë dhe në oborrin e kuvendit u paraqir me një shalqi, siç duket në foton më poshtë.

 

Saimir Korreshi me shalqi
Saimir Korreshi me shalqi

Nuk dihet se çfarë ka komunikuar deputeti i Lushnjës me Ministren e Bujqësisë, por kohët e fundit Korreshi i ka shtuar dozat e humorit në parlament dhe shpesh përgjigjet me batuta apo gallatë për shqetësimet e votuesve të tij.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca nuk shfaqi asnjë shqetësim për pezullimin e fondeve të programit “IPARD II”. Në një reagim për mediat, ajo i quajti “normale” procedurat e hetimit për korrupsion duke thënë se “programi vazhdon”, ndërkohë që Bashkimi Europian konfirmon se fondet janë pezulluar.

Programi IPARD ofron dhjetëramilionë euro në ndihmë të bujqësisë në Shqipëri dhe në vendet e tjera anëtare për kandidim. IPARD II, i cili u zbatua mes viteve 2014 dhe 2020, i dha Shqipërisë mbi 71 milionë euro ndërsa programi IPARD III pritej ta rriste ndihmën në masën 146 milionë euro.

Zyra e Bashkimit Evropian Kundër Mashtrimeve të buxhetit të BE-së ka hapur hetime për korrupsion në dhënien e granteve për bujqësinë, gjë që ka sjellë vendimin për pezullimin e fondeve. Hetimi i OLAF, siç njihet kjo zyrë, është ende në zhvillim e sipër dhe përfundimi nuk dihet, por dyshimet për abuzime duket se janë aq serioze sa Komisioni Evropian të ndërmarrë, si masë paraprake, pezullimin e disbursimeve.

Lexo edhe: Ngrirja e fondeve të BE/ Skandali, Eurot për fermerët shkuan tek inceneratorët



8 Comments

  1. Po pse cfare do thote bucja e rradhes, mos do shkoje ne burg me kembet e veta? a ka ndonje nga keta qe e ka pranuar se ka gabuar? Pale me te pranoje se ka vjedhur

  2. O Sajmir mire ke ber qe I ke sjell ate sallatorin,po do ishte me mire te kishe mare ndonje te madh nga ato qe former formeret I mbajne per fare se ato jane tamam per Krifcen se ato te zbukorojne pak shemtine e kesaj buces!

  3. Dhe kur i thua te drejten e te verteten bejne sikur ofendohen dhe preken. Keto kokrrat e kurvave te rilindjes jane te gjitha nje prerje. Mire keto qe jane kurva dhe nuk u ben pershtypje, po ky zgerdalla i gjate, ky makut, ky dallkauk, ky mashtrues ordiner si nuk reagon fare, po fare ama. Oooooo Spaku-uuuuuuuuuuu beni punen. Mos i limiti ngjarjet te sterzgjaten e sterhollohen

  4. VIDEO: “Çmendet” Berisha, hipën në llozhë dhe iu del nga sipër socialistëve, duke ulëritur.mjerani salih ka perfunduar si Llazoret e karnavaleve ne vicidol dhe shurranjoset maloke mburren me kete Llazore,masturbohuni o shurranjose maloke

    1. Me bo opozite nuk do me thane me qene Spiun te europa me zor se Shqiperia esht e vogël e ju fusin ne 1 thes te gjithëve pa përjashtim.
      Këshille- ndiqni pak opozitën evropiane ne përgjithësi e diçka do e mësoni. Shnet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *