• |
ide | kryesore

Ngrirja e fondeve të BE/ Skandali, Eurot për fermerët shkuan tek inceneratorët

Kryesore, Lajme
krifca sera



Pas një hetimi të gjatë për mënyrën se si përdoren fondet e BE në Shqipëri, Komisioni Europian ka shpallur bllokimin e fondeve për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural duke dyshuar në ekzistencën epraktikave korruptive në ndarjen e parave. Zyra e BE-së në Tiranë konfirmoi për mediat ngrirjen e një shumë 112 milionë euro që Brukseli do të jepte deri në vitin 2027. Ende nuk dihet se ç’fakte ka gjetur procesi hetimit nga OLAF (zyra që heton mashtrimin mer buxhetit të BE-së, korrupsionin dhe keqpërdorimet serioze) për abuzimet në Shqipëri që çuan në këtë masë ekstreme. Por ama një gjë është e ditur AZHPR është përfolur një vit më parë për skandalin e dhënies së parave për ndërtim sere, për bosët e inceneratorit të Tiranës. Dy Klodianët kanë marrë së paku 310 mijë euro dhe kanë ngritur  në truallin e inceneratorit të Tiranës një serë për prodhime buqësore, e cila është financuar me fondet që BE ka dhënë për bujqit shqiptarë. E gjitha ka ndodhur kur drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ishte ministrja e tanishme e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila për punën e mirë që bëri në agjensi u ngrit në detyrë.

Sera tek inceneratori i Tiranes e ndertuar me 310 mije euro nga fondet e AZHBR

Po çfarë ka ndodhur? Si gjithmonë, duke përdorur emra fasadë, bosët e inceneratorëve kanë shndërruar në bujk një nga punonjësit e tyre. Atij i kanë “shitur” me letra 8500 ha tokë nga trualli që incenetarori kishte marrë me koncesion. Menjëherë ky person, që në dokumentat e bëra publike një vit më parë nga Partia e Lirisë i është fshirë identiteti i plotë, por paraqitet me inicialet E.B., merr si firmë konsulence një tjetër kompani të krijuar nga pronarja tjetër e inceneratorit, Stela Gugallja, dhe me anë të saj aplikon për fonde të AZHBR. Që E.B. është një emër sa për të kryer marrjen e parave kjo vërtetohet nga dokumentat, pasi ai herë figuron si punëtor, herë si bujk i pavarur dhe herë si administrator i Incenetarorit të Tiranës.

Lexo me tej:

Armand Shkullaku: Na duhet një marrëveshje me Edi Ramën 

Pra emrin ia përdorin aty ku duan bosët. Natyrisht kërkesa e tij, miratohet menjëherë dhe nga fondet që BE i ka dhënë Shqipërisë përmes programit IPARD, 310 mijë euro kalojnë për ndërtimin e një sere nga kompania e inceneratorëve (shiko këtu të gjitha dokumentat).

Natyrisht është vështirë të besohet se gjithçka ka qenë frut i një procedure të pafajshme. Projekti grabitës i inceneratorëve ka dëshmuar se ka qenë në gjendje të ndryshojë strategjinë kombëtare për pastrimin e mbetjeve, ka dëshmuar se ka fuqinë të nxjerrë dhjetë akte qeveritare brenda një dite, ka dëshmuar se ka forcën për t’u paguar nga qeveria edhe kur nuk ka vënë akoma asnjë tullë, kështu që është naive të mendosh se edhe në rastin e serës, AZHBR e drejtuar nga ministrja e sotme Krifca, ka kryer një procedurë normale për serat e bujkut E.B.

Vjedhja e ndihmave për fshatin/ Si i shuajti Rama zërat për korrupsionin në AZHBR 

Ato i janë dhënë nën presion Zotos, Mërtirit dhe Gugalljes. Dhe për ta vërtetuar këtë nuk mjafton vetëm kjo hipotezë, por edhe sjellja e çuditshme e pasardhëses së Krifcës në AZHBR. E pyetur në një emision televiziv në ABC, nëse ka përfituar inceneratori gjatë kohës së Krifcës nga fondet e agjensisë së saj, ajo është përgjigjur me një “Jo” të zbehtë të shqiptuar pa pikë besimi (video poshtë në fund të shkrimit).

BE pezullon fondet me dyshimet për korrupsion/ Frida Krifca: Janë procedura normale!

Mendohet se falë praktikave të tilla, Komisioni Evropian është detyruar të marrë vendimin ekstrem. Ai ka bllokuar fondet e IPARD III, që ishin programuar për Shqipërinë. Sipas marrëveshjes do të jepeshin 8 milionë euro me 2021, 10 mln euro me 2022, rreth 12 milionë euro këtë vit, 16 mln me 2024, rreth 19 mln të tjera në 2025, teksa 25 milionë ishin programuar me 2026 dhe kësti i fundit 24 mln euro me 2027.

©Lapsi.al  

 

 



27 Comments

  1. Këtu më thjeshtë bëhet një montim fake si Babalja sesa të dalë se ku i gjetu paratë regjizori për të prodhuar filmin me të njëjtin titull.

    Megjithatë, pandëshkueshmëria ka rënë. Dhe njerëzit, ndoshta nga dita e nesërme do të postojnë foto të vilave e apartamenteve luksoze të politikanëve që financojnë zhurmën për të ndaluar furtunën.

      1. po ti ket timin ke pe te kap se nuk i hyn ne pune askujt. po ik o djale tek tema rri me meron te meson merua si te kapesh leke

  2. Ore a ka na i minister ne kete qeveri qe ka sjell investitor ne shqiperi ??
    Ketu eshte kthy koha e enverit : te punojme , te jetojme si ne rrethim. Ne jemi i vetmi vend ne rajon qe s prodhojne asgje, turp

    1. Si i ka zhbiruar e ku i ka gjetur ky drogaxhi kaq shumë kurva për në bandën rilindkrimi në qeveri ? Po zaten , drogaxhinjt kurvar , e kanë nuhatjen më të fortë se qenët me erë , për “punë kurvash gjellë qen rrugësh”. Aq më tepër mbasi ato e kanë të shkruajtur në ballë kurvërin , edhe pse me balluke mundohen t’a mbulojnë atë , ja si kjo ministresha dyqimsha, hajdutja e rradhës nga banda e lemeris , Krifca , duke bërë kërdinë edhe me fondet e B.E.-së .

  3. Nuk kuptoj gjithe kete zhurme, vodhi ky a vodhi ai.Mua as nje qindarke sme kane vjedhur nga xhepi im. Se c bejne me fondete e shtetit apo te Europes as me plas fare. Une jam ne regull. Kur te vijne zgjedhjet e radhes kam me shume motivim te votoj Ramen.Ec Perpara o te cafsha ballin,me sqepar do ta hap varin- eshte nje kenge pe Korce.Sa te ligj jane nje pjese qe gezohen kur i prishet lumturia shqiptarevet,gjoja me pallavra korupsioni.Jazek!

    1. Sistemi ketu eshte me moton: kap ca te kapesh.
      Dhe votimet 99.99% nga fitorja ne fitorje. Lart me lart o shoke!!!

    2. nuk i ka mbet gje ketyre morrave te paguar te rames ne portale se nuk i ec rrena me, por pohojn se e bardha esht e zeze; se te vidhet buxheti i shtetit nuk preket gje nga xhepi i tij????? hahah Epo nese jeton ne USA e kuptoj po nese jeton ne Shqiperi lshon pordh nga goja se buxheti i shtetit esht i cdo qytetari e di edhe bufi; pastaj nese ti je i motivuar se shet voten prap me leket e buxhetit e blen ky mut km. cdokush i vjedhur

      1. I pa emër 20:40 u rritën fiqt e Lali Erit tat se do vij ti këpusi S.K.A.P.I. i partisë me urdhër të Edverit .

  4. ORGANIZATA KRIMINALE: “Partia Socialiste e Shqiperise”,shpallet e jashtligjshme vetem me referendum popullor.
    Si ne Kosove,me ligje,te mos lejohet krijimi i asnji partie te krahut te majte si komuniste,socialiste ose qe ne statutin e saj te kete si baze ideollogjine e SOCIAL-HAJNISE.
    Vetem keshtu shpetoJme njihere e mire nga SOCIAL-MAFIA SHQIPTARE.

    1. Po ca që bëjnë tifo për Veliajn.Dmth të ikim nga shiu dhe të shkojmë në breshër.Injorant njerëz.Po ça e ka gjetur këtë popull të shkretë. Ikën nga diktatura e proletariatit dhe ranë në diktaturën e hajnisë dhe mafias.Dhe Europa tani i kujtua që këtu vidhet me dur e kom.Po mirë vonë se hiç fare si të Amerikës kampiones të demokracisë dhe shtetit ligjor!!

  5. Nje femije pyeti te atin se cfare eshte sinonimi. I ati i tha qe jane fjale te ndryshme por me

    kuptim te njejte.

    -Po ma thuaj nje shembull o ba- tha djali.

    -po ja psh. hajdut dhe minister, shkruhen e lexohen ndryshe por kane kutim te njejte.

  6. Reporter është anëtare e “Federatës” që drejton z.Gutierez. Shoqata në fjalë drejtohet nga një analist afër Berishës. Dhe nga kërkimi del se personi i kontaktit i kësaj shoqate është njëherazi punonjës i Reporter.

    E thënë më thjesht, “deklaratat” e Gutierez për Reporter bëjnë qark të mbyllur brenda vetë Reporterit, nëpërmjet rrogëtarit të një analisti dukshëm krah opozitës. Nëse kjo, nuk është një thyerje etike, për standardet e BIRN, është dukshëm një llangosje politike e raportimeve të Reporter në lëmin e medias.

  7. sa i përket protestave të opozitës, Spaho u shpreh se tani afër nuk kanë ndërmend të thërrasin ndonjë të tillë, për shkak të kohës së pushimeve, por dhe për shkak se i duhet të zgjidhin disa çështje të brendshme në PD.

  8. Fondet IPARD te BE-se I ka vjedhur administrate, kane shku me pushime ne Rome, Amsterdam etj.. Kane pa boten me sy!!! 😜🤣🤣🤣 (Apo s’bejne dhe foto ne Instagram!)

    Fondet IPARD ne fakt jane vjedhur qe ne kohen e Majlinda Bregut, ne fakt!

  9. VIDEO: “Çmendet” Berisha, hipën në llozhë dhe iu del nga sipër socialistëve, duke ulëritur.mjerani salih ka perfunduar si Llazoret e karnavaleve ne vicidol dhe shurranjoset maloke mburren me kete Llazore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *