• |
ide | kryesore

Vjedhja e ndihmave për fshatin/ Si i shuajti Rama zërat për korrupsionin në AZHBR

Arkiva, Kryesore, Lajme
Edi Rama ne fshat



“Suksesi i programit IPARD ka në themel përpjekjen titanike të Kryeministrit Edi Rama” ishte dedikimi që Frida Krifca nuk harroi t’ia bëjë shefit të saj para një grupi zyrtarësh të Bashkimit Europian në Prill këtij viti. Delegacioni i huaj kishte ardhur në Tiranë me qëllim monitorimin e parave që kalojnë nga xhepat e taksapaguesve europianë në ndihma për fermerët shqiptarë.

Për vitet e ardhshme, Bashkimi Europian premtoi edhe 146 milion euro të tjera, por kërkonte siguri se paratë do të shkojnë në xhepat e bujqve dhe jo në ato të zyrtarëve shqiptarë, ashtu siç kishin pasur sinjale.

Takimi i I-rë të Komitetit të Monitorimit të Programit IPARDIII 2021-2027
Takimi i I-rë të Komitetit të Monitorimit të Programit IPARDIII 2021-2027

Jo më kot, Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca i dha një drekë në fshatin Pezë, në një bujtinë që ishte shembull i prekshëm i investimeve të programit IPARD. Të huajt u shprehën të kënaqur, ndërsa Krifca shpërndau lajmin se fituam besimin e BE-së”.

Foto pas takimit per monitorimin e programit IPARD
Foto pas takimit per monitorimin e programit IPARD

Në fund të drekës së bollshme me produkte vendi, të gjithë bashkë bënë edhe një foto familjare.

Por këtë të martë, kur portali Oligarkia.al shpërndau lajmin se fondet e programit IPARD janë ndërprerë u bë e qartë se korrupsioni i zyrtarëve shqiptarë nuk mund të fshihej më. “Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II” thuhet në një reagim të delegacionit të BE.

Lexo edhe: Patronazhistja e Veliajt në pranga, qindra mijëra euro ryshfet për projektet e AZHBR

Lexo edhe: Dhe një ministre në aferën e inceneratorëve/ Ku i çoi Frida Krifca fondet e BE

Lexo edhe: Fondet e bujqësisë, si u kthye mbështetja për grumbulluesit në një skemë oligarkie

Vendimi ekstrem për t’i ndalur fondet e Bashkimit Europian shoqëruar me shpjegimin se kjo bëhet për shkak të korrupsionit të qeverisë shqiptare, është një skandal bombë që shpërthen mes një klime mjaftueshmërisht të ngarkuar nga aferat korruptive, siç ishte arratisja e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Mbetet për t’u parë nëse Edi Rama do të marrë masa për administratën e Ministrisë së Bujqësisë, apo ai nuk do ta lëshojë Frida Krifcën për ca miliona më shumë a më pak në gropën e korrupsionit të qeverisë së tij.

Edi Rama dhe Erjon Brace ne kuvend
Edi Rama dhe Erjon Brace ne kuvend

Si u shuajtën denoncimet e Erion Braçes në kuvend

Zërat për korrupsionin në Ministrinë e Bujqësisë nuk kanë munguar, madje janë dëgjuar fort në parlamentin e Shqipërisë, nga vetë brenda Partisë Socialiste. Për muaj me radhë, ish-zv.kryeministri Erjon Braçe kërkoi llogari nga Frida Krifca për atë që ndodhte me fondet e AZHBR duke ia bërë të qartë se çfarë deformimi i kishte ndodhur tregut si pasojë e korrupsionit të administrarës. Si përgjigje vetëm justifikime.

Braçe denoncoi skemën e shpërndarjes së fondeve që kishte krijuar një grup grumbulluesish të privilegjuar, duke dëmtuar padrejtësisht fermerët e vegjël.

“Kemi përgjegjësi ne sepse kemi lejuar që të krijohet një shoqatë me 10 prej tyre që përcaktojnë çmimet. Ka një udhëzim të ministrisë së bujqësisë që ju ka dhënë ekskluzivitet, ka kufizuar tregun dhe ata imponojnë çmimet” thoshte Braçe.

Paralajmërimet ranë në vesh të shurdhër. Frida Krifca u përgjigj me recitime boshe. Vetë Rama e kaloi me disa fjali me tone kërcënuese.

Koha e bujqësisë së lëmoshës, bujqësisë së mbijetesës, e bujqësisë së subvencioneve pa kriter dhe pa karar ka perënduar, ashtu siç ka perënduar edhe koha e bujqësisë vetmitare e atyre që mbeten thjesht në kufijtë e ngastrës së tyre”, ishte përgjigjia e Ramës.

Si e shuajti Rama denoncimin e Top Channel me fondet e AZHBR-së

Keqpërdorimi i miliona eurove nga programi IPARD u bë objekt i një materiali televiziv me titullin “Gllabërimi i fondeve të bujqësisë” që transmetoi Top Channel në nëntor të vitit të kaluar. Skandalit i doli për zot vetë kryeministri Rama, i cili ishte i informuar deri në detaje për atë që ndodhte në Ministrinë e Bujqësisë dhe në AZHBR.

Ai e quajti “shantazh mediatik” materialin e transmetuar dhe publikoi një shkresë, ku zyra e marketingut në Top Channel kërkonte 120 milion lekë sponsorizim nga AZHBR.

Por në intervistat për Top Channel, fermerë që punonin qindra hektarë tokë nuk kishin përfituar asgjë nga AZHBR, që menaxhon dhjetëra miliona euro fonde nga Bashkimi Europian. Historitë e tyre përmbanin fakte dhe dëshmi për keqpërdorimin e fondeve të taksapaguesve europianë.

Sipas gazetarëve të Inside Story paratë nuk shkojnë tek fermerët, por tek njerëz të lidhur me pushtetin. Ndër emrat që nxorri Top Channel si përfitues të këtyre fondeve ishte kunati i Saimir Tahirit, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshit, një kandidat socialist për deputet etj.

Por çfarë bëri Edi Rama?

Në vend të merrte përgjegjësitë e tij si kryeministër, të shtonte presionin tek vartësit e tij për verifikimin e fakteve dhe korrigjimin e padrejtësive, nisi një cic-mic spektakolar me Top Channel.

Rama nxorri një shkresë sipas të cilës Top Channel kishte kërkuar 120 milion lekë nga AZHBR për 50 emisione televizive dhe e quajti emisionin një “shantazh mediatik”. “Ja për shembull se si funksionon shantazhi mediatik. Kërkohen 120mln lek nga AZHBR për t’u treguar shqiparëve kudo ndodhen sa mirë po ecën Shqipëria rurale. AZHBR s’e plotëson dot kërkesën e shpjeguar në shumë faqe se si e qysh tërë dynjaja do shohë shqip/anglisht suksesin e saj!” shkruajti kryeministri në Tëitter, pasi publikoi kërkesën e Top Channel.

Pak javë më pas, sikur asgjë të mos kishte ndodhur, ai u shfaq në një intervistë për Top Channel dhe të dyja palët tashmë e kishin harruar historinë e fermerëve dhe problemet me AZHBR.

Por ky konflikt tregon se alegorinë për ministra që hanë mollë e dardha pas krahëve të tij, Edi Rama nuk mund ta përsërisë për Frida Krifcën. Ai nuk mund të thotë se nuk dinte asgjë, sepse ka qenë vetë që i mbylli gojën kujtdo që denonconte abuzimet e vartësve të tij të korruptuar./Lapsi.al



14 Comments

  1. Erion Veliaj i pakorruptuar? Eshte sikur t’i thuash nje prostitute qe eshte e virgjer! A ka me llum se Erion Veliaj, propozuesi i inceneratoreve dhe i burgosuri rradhes pasi te mberthehet Ahmetaj! Mos na beni te qesh, ai eshte kurbani i rradhes.. me keto demagogjirat alla gej s’na i ngritet fare! Ikni mor pini ilacet..

  2. Kyzhdo qe ka pasur pune me AZHBR e di se sa perqind donte drejtoresha. Madje thone se ajo ua thoshte hapur qe parate ndaheshin me ish ministrin e bujqesise ne ate kohe. Hetoni pasurite dhe vilat e tyre dhe ja ku i bien edhe 2 ministra qeverise se hajduteve (mgjth njeri e hengri per aresye te tjera, po mire do ishte te bente ca kohe pushime me Safetin dhe Vangjushin)

  3. I shkreti Rame. Eshte budalla dhe te gjithe ia hedhin. Qekur doli çeshtja McGonigal, vetem hajdute qe vjedhin dardha e molle pas shpines se tij po dalin. E ç’eshte me e keqja ata marrin miliona, ndersa vete Rama mbetet me 3.800 euro ne banke. Po vuan shume i shkreti. Te gjithe bashkepuntoret i dolen hajdute. Me siguri, nuk e ze gjumi naten, nga inati i hajdute e qe pas shpines se tij, kane ngritur nje sistem hajdut. Por jo vetem kjo, habitet se si te gjithe ia hedhin. Te vjen gjynah per te…

    1. Enveri s”di gje, se po ta dinte….. Tani qe e mori vesh, do denohet grupi armiqesor ne bujqesi, grupi i economise u godit, pritet grupi ne arsim kulture, dhe ne fund fare dikush duhet te pendohet dhe do vrase veten.

  4. “Nese dikush paska plan ta vrase Lalin politikisht (por me spekulim ashiqar ama) pse nuk paska Lali te drejte te flase per “vrases me pagese”? Sa nga keta qe ankohen pikerisht sot per lirine e medias guxuan te komentojne apo te denojne mashtrimin spektakolar te opozites dhe Berishes me kitaristin Joe Walsh per te cilin Berisha thoshte se eshte Veliaj me paruke ne Iran, ne kulmin e fushates elektorale?’Pse nuk flasin mediat qe salihu akuzoje si te Sorosit paloco gazetare ku eshte futur Likmeta?Bolino ka fituar gjygjin me salihun si shpifes ordiner ju vazhdoni hani mut salihu per dite.

  5. Ne kete vend çdo institucion shteteror eshte nje vater infeksioni dhe çdo pushtetar nje hajdut i rendomt . Vidhet kudo e kurdohere por nese tek institucionet e tjera vidhet , tre AZHBR-ja grabitet ne menyren me te dhunshme e me monstuoze te mundeshme . Nese fondet qe jep BE-ja do shkonin tek fshatari i vertete , sot nuk do kishim keto çmime stratosferike te prodhimeve bujqesore .

  6. Nese SPAK-u do te rremonte sado pak ne bemat e zj.Krifces me AZHBR-ne do te dalin çudira nga te paimagjinueshmet .

    1. Këtu më thjeshtë bëhet një montim fake si Babalja sesa të dalë se ku i gjetu paratë regjizori për të prodhuar filmin me të njëjtin titull.

      Megjithatë, pandëshkueshmëria ka rënë. Dhe njerëzit, ndoshta nga dita e nesërme do të postojnë foto të vilave e apartamenteve luksoze të politikanëve që financojnë zhurmën për të ndaluar furtunën.

  7. Reporter është anëtare e “Federatës” që drejton z.Gutierez. Shoqata në fjalë drejtohet nga një analist afër Berishës. Dhe nga kërkimi del se personi i kontaktit i kësaj shoqate është njëherazi punonjës i Reporter.

    E thënë më thjesht, “deklaratat” e Gutierez për Reporter bëjnë qark të mbyllur brenda vetë Reporterit, nëpërmjet rrogëtarit të një analisti dukshëm krah opozitës. Nëse kjo, nuk është një thyerje etike, për standardet e BIRN, është dukshëm një llangosje politike e raportimeve të Reporter në lëmin e medias.

  8. sa i përket protestave të opozitës, Spaho u shpreh se tani afër nuk kanë ndërmend të thërrasin ndonjë të tillë, për shkak të kohës së pushimeve, por dhe për shkak se i duhet të zgjidhin disa çështje të brendshme në PD.

  9. VIDEO: “Çmendet” Berisha, hipën në llozhë dhe iu del nga sipër socialistëve, duke ulëritur.mjerani salih ka perfunduar si Llazoret e karnavaleve ne vicidol dhe shurranjoset maloke mburren me kete Llazore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *