• |
ide | kryesore

Qeveria zhytet në korrupsion, Rama i shqetësuar për veriun e Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Të hënën mblidhet Kuvendi për të miratuar ndryshimet në qeveri



Sa herë në parlamentin shqiptar e kërkojnë për të mbajtur një qëndrim kundër korrupsionit të qeverisë së tij, kryeministri Rama gjen ndonjë sebep për të reaguar për Kosovën. Të enjten e kaluar u duk sikur kishte vërtet një arsye, pasi në kuvendin e Kosovës ndodhi një përleshje mes deputetëve, por këtë të enjte kur s’ka ndodhur asgjë në anën tjetër të kufirit, reagimi i Ramës për Kosovën duket si përpjekjet e dëshpëruara për të ndryshuar temë diskutimi, pra të mos flitet për korrupsionin e inceneratorëve, arratisjen e Arben Ahmetajt apo ndërprerjen e fondeve nga Bashkimi Europian për shkak të korrupsionit.

Në këtë situatë që po vlon nga aferat e korrupsionit, Rama ka shkruar një status në anglisht në Tëitter, ku i bën thirrje Bashkimit Evropian që të veprojë me vendosmëri për të siguruar zbatimin e një marrëveshje thelbësore për të ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

“BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendore është i paqartë, të bëhet një Donbas i vogël nga protestat e nxitura nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër, nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë”, shkruan Rama.



2 Comments

  1. VIDEO: “Çmendet” Berisha, hipën në llozhë dhe iu del nga sipër socialistëve, duke ulëritur.mjerani salih ka perfunduar si Llazoret e karnavaleve ne vicidol dhe shurranjoset maloke mburren me kete Llazore,po shkelzeni ku i gjeti milionat e eurove per gradacelen 64 kate ne qender te Tirones ky dhe nuk punon???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *