• |
ide | kryesore

Kris arma në Shijak, pak orë pas takimit të Taulant Ballës me policët në Durrës. Plagoset 30-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit
Fier, Kris arma në Dibër, policia arreston një person



Një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Shijak. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, një 18 vjeçar. Si për ironi të fatit ngjarja shënohet pak orë pas vizitës së Ministrit të ri të Brendshëm në Drejtorinë e Policisë Durrës, Taulant Balla.

Blutë e Shijakut thonë se kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur 18-vjeçari.

“Rreth orës 13:20, në Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. Ç., 18 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin S. B., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur 18-vjeçari”, thuhet ne njoftim.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



2 Comments

  1. Cfare e ka deputetin Jurgis Çyrbja te PS ky qe ka qelluar me arme? Se dhe ai nje Rraja nr 2 eshte ne Shijak e Durres, keto ve Edi vetem kriminela pa shkolle si veten e vet!

  2. Jeni shume kara per zotin. 1 dite pas takimit mos po prisnit çudira ju???

    Shkoni pyeteni ate qe shtiu a e dinte qe ishte ministri nje dite me perpara. Dhe na publikoni pergjigjen. Se keshtu i bie nese beni gazetari te vertete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *