• |
ide | kryesore

Të dytët për shkakun e aksidenteve rrugore, nisin gjobat për këmbësorët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Të shumta janë rastet kur qytetarët i bien shkurt duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe duke u bërë një potencial serioz për aksidente në rrugore. Qytetarët rrezikojnë jo vetëm veten e tij, por edhe drejtuesit e automjeteve duke kaluar mes për mes autostradës Tiranë-Durrës.

Por një situatë e tillë nuk do të tolerohet më dhe pas 7 vitesh nga hyrja në fuqi të dispozitave ligjore, Policia Rrugore ka nisur aplikimin e gjobave edhe për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në nenin 188 të Kodit Rrugor, këmbësori i cili shkel rregullat e qarkullimit rrugor gjobitet nga 500 deri në 2 mijë Lekë.

Gerhard Baka, specialist trafiku, Policia Rrugore: Për këmbësorët, të cilët kapërcejnë karrexhatën dhe jo në vendet e përcaktuara, ndëshkohen njëlloj si drejtuesit e mjetëve që nuk i japin përparësi këmbësorit, në kalimet e përcaktuara për këmbësorët.

Pavarësisht se gjobat parashikohen deri në 2 mijë Lekë, policia ka zgjedhur që fillimisht të aplikojë gjoba deri në 1 mijë Lekë, kjo edhe si një masë sensibilizuese.

Gerhard Baka, specialist trafiku, Policia Rrugore: 1 mijë Lekë të reja masa adminstrative për këmbësorin. Deri në likujdimin e masës administrative, i mbajmë kartën e identitetit dhe në momentin që këmbësori paraqet mandatin, i kthehet karta e identitetit.

Sipas INSTAT, këmbësorët janë të dytët për shkakun kryesor të aksidenteve rrugore. Në 16 % të rasteve aksidentet ndodhin për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët./tvklan



6 Comments

  1. Si i behet qe i keni bere rruget e ngushta si rrugica dhe plot me hekura si te jene rruge kampesh perqendrimi. Pisa diktature..

  2. Sa mire se budallenjt hidhen nga një krah te tjetri i autostrades, po ta shtypesh ben burg kot,,,ata qe kaloj nga një ane tjeter te autostrades duhen burgosur se marin ne qafa shoferet e pafajshem

  3. Nderkohe ne Tirane, policet bejne rolin e semaforit per kembesoret tek vijat e bardha, duke u dhene perparesi makinave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *