• |
ide | kryesore

Në fillim të shtëna me armë tani, zjarrvënie e qëllimshme: trazira në Botërorin e femrave në Zelandën e Re

-Instant, Sport
Zelandën e Re



Kupa e Botës për femra në Zelandën e Re ka nisur pak ditë më parë, por shumë shpejt janë verifikuar lajme të pakëndshme. Të shtënat e disa ditëve më parë pranë hotelit të Norvegjisë, janë pasuar nga një zjarrvënie e qëllimshme, në qytetin e Auckland.

Episodi i dytë i rëndë në fakt që ndodh në qytetin e Auckland, që nga fillimi i Kupës së Botës për femra. Para ndeshjes hapëse, një shkëmbim zjarri ka ndodhur pranë hotelit të Norvegjisë. Pak ditë më vonë ka ndodhur një zjarrvënie në hotelin ku ishte akomoduar kombëtarja e Zelandës së Re. Futbollistet e kombëtares pritëse kanë mundur të shpëtojnë duke shmangur çdo rrezik. Zjarri u izolua dhe më pas u shua dhe është dëmtuar vetëm një pjesë e vogël e strukturës. Lojtaret më pas ishin në gjendje të ktheheshin në dhomat e tyre të hotelit.

Lexo më tej: Peshëngritësja nga Zelanda e Re e para atlete transgjinore në Lojërat Olimpike

POLICIA ARRESTOI NJË PERSON

Policia lokale arrestoi menjëherë një 34-vjeçar me akuzën për zjarrvënie dhe vjedhje. Më pas situata në qytet u qetësua. Sidoqoftë, në lidhje me episodin e dytë të pakëndshëm brenda dy ditësh, policia ka shtuar forcat e sigurisë. E kështu, ndeshjet e kampionatit botëror në Zelandën e Re po zhvillohen rregullisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *