• |
ide | kryesore

Peshëngritësja nga Zelanda e Re e para atlete transgjinore në Lojërat Olimpike

-Instant, Sport



Peshëngritësja e Zelandës së Re Laurel Hubbard është vendosur të bëhet sportistja e parë transgjinore që do të garojë në Lojërat Olimpike, pasi ajo u zgjodh për ekipin kombëtar këtë të hënë.

Ajo do të konkurrojë në kategorinë 87 kilogramë në sektorinne femrave, sipas një deklarate të lëshuar nga Komiteti Olimpik i Zelandës së Re që gjithashtu njoftoi katër anëtarët e tjerë të ekipit të peshëngritjes.

47-vjeçarja Hubbard, u kualifikua për Lojërat e riplanifikuara të Tokios në maj pas një ndryshimi rregulli, i cili në mënyrë efektive i garantoi asaj një vend në kategorinë super të rëndë, njoftoi Reuters në atë kohë. Kjo do të jetë hera e saj e parë në Lojërat Olimpike – një rikthim i jashtëzakonshëm pas një dëmtimi të rëndësishëm në 2018.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *