• |
ide | kryesore

Mashtronte në emër të politikanëve, kalon për gjykim dosja e Florjan Gjergjit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka kaluar për gjykim dosja në ngarkim të Florjan Gjergjit, i cili akuzohet se për mashtrim.

Mësohet se dosja ka kaluar për gjykim në mungesë, ndërsa ndaj tij janë duke u zhvilluar edhe 2 procese të tjera për skemën e mashtrimit të biznesmenëve të ndryshëm në emër të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Gjergji është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria e Tiranës, ndërsa për të janë në fuqi disa masa arresti me burg.

Në disa raste mashtrimi të zbuluara nga policia, në pranga janë vënë disa bashkëpunëtor apo persona të përdorur nga Gjergji, i cili dyshohet edhe si organizatori i rastit të fundit, ku një biznesmeni nga Librazhdi i’u morën 100 mijë euro në emër të ministrit të Brendshëm Taulant Balla.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *