• |
ide | kryesore

Arrestohet nga policia brenda Big Brother Albania konkurrenti

Arkiva, Lajme, Të fundit



Konkurrenti më i ri i Big Brother, i cili i ishte bashkuar spektaklit mbrëmë, ndërpreu garën e tij pasi rezulton i dënuar për mashtrim. Madje gjykata e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.

Liam Osmani, sipas burimeve zyrtare, akuzohet se në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Kujtojmë se Osmani u bë dje pjesë e spektaklit të Big Brother, duke u futur në garë për çmimin prej 100 mijë euro, por siç duket ka harruar problemet me drejtësinë. Ka qenë prokuroria ajo që ka urdhëruar ekzekutimin e masës së dhënë nga gjykata.

“Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3. Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e policisë.



13 Comments

  1. E quajne edhe emisioni i personazheve VIP (very important persons). Ne te vertete keta jane nje tufe anonimesh, parazitesh, matrapazesh, njerez pa asnje cilesi e asnje kontribut, te cilet madje na i imponojne si modele per t’u ndjekur, se keta demek jane VIP, jane te dalluar, jane te vecante.
    Ia beni mire ketij populli gjumash e dembel. Rrine si hunj me goje hapur para televizorit, duke u leshuar goja leng per jeten e ketyre kopukeve, nderkohe qe ua fusin sa krahu, duke u shitur reklama per budallalleqe qe nuk u hyjne ne pune e duke u bere lavazh truri per t’i idiotizuar edhe me shume nga c’jane.

  2. Asgje su mor vesh,…denuar, a kishte kryer denimin,..po ose jo , per cfare u arrestua,……. lajme bythe per dite te djelee

  3. Fatjon Dauti u shfaq në protestën e dhunshme që simpatizantët e Sali Berishës bënë për të marrë nën kontroll selinë e Partisë Demokratike në 8 janar të vitit 2022.

    Në 2019-ën, Fatjon Dautit iu sekuestrua rezidenca që kishte në Mbretërinë e Bashkuar pasi Agjencia Kombëtare e Krimit siguroi prova se ai ishte një faktor kryesor në biznesin e kokainës dhe kanabisit në Britani.Shoku i jul deda

  4. O zagarë të policisë ai kishte 10 ditë që kishte ardhur nga Gjermania,pse nuk e arrestuat në Rinas,apo në shtëpi por kur hyri në-Big-bradher-?Ky eshtë nje -show- i policisë të-Taulant Pallës-.Dhe tjetra lexova një status të gazetares-Beti Njuma-ku shkruante -Alqi Bllako-pë përvetësim të 430 milion eurove u dënua 2 vjet e 8 muaj burg,kurse ky për 17 bileta avioni 2 vjet e 6 muaj,kjo është drejtësia e monstravew të ridhjerjes.

    1. Me sa degjova une kete e kane denuar ne mungese, pa e njoftuar fare, pa i dhene mundesi te mbrohet.
      Kjo eshte Shqiperia qe duam dhe meritojme, vend flliqesire…

  5. Me cfare kriteri eshte perzgjedhur te jete VIP ky anonim? Po pjesa tjeter e llumit qe perbejne te ashtuquajturit “personazhe” VIP?
    Top Channel, televizion i injorances dhe promovimit te injorances. Ate licencen kombetare, te perjetshme e kane? Apo, rrofte Partia me shokun Enver ne krye?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *