• |
ide | kryesore

Vrapoi e dëmtuar e shkoi në finalen e Botërorit: Luiza Gega, koha e tretë më e mirë në Budapest

-Instant, F1, Sport
Gega



Pritshmëritë këtë herë nuk ishin të mëdha, pavarësisht statusit të saj e megjithatë, Luiza Gega i detyron të gjithë të ndryshojnë mendim. Atletja shqiptare ka siguruar finalen e Kampionatit Botëror të Atletikës që po zhvillohet në Budapest. Ajo ka kronometruar kohën e tretë më të mirë. Gega ka lënë pas problemet muskulore, që e kishin shqetësuar gjatë këtyre ditëve, duke u kualifikuar në 3000 metra me pengesa.

Në fakt, shqetësimin për kondicionin fizik të kampiones kuqezi i kishte shprehur edhe Komiteti Olimpik Shqiptar përpara garës. E megjithatë, në baterinë e tretë kualifikuese të garës së 3000 metrave me pengesa, Luiza Gega ka kaluar çdo pritshmëri. Në këtë bateri madje kanë qenë disa prej pretendenteve për medalje. E pikërisht me to, atletja shqiptare rivalizoi deri në fund, duke u renditur e treta me kohën 9′ 17″ 71.

Lexo më tej: Atletikë/ Luiza Gega, medalje e artë në Serbi: sportistja e parë shqiptare që kualifikohet në Olimpiadën Paris 2024

Kronometrimi i saj tregoi se ishte koha e tretë më e shpejtë e të gjitha kualifikueseve. Për finalen tani, gjithnjë nëse fiziku e lejon, Gega kthehet të trembë rivalet. Pikërisht këshu, sepse dibrania vrapoi vetëm 1 sekondë pas kenianes Çepkoeç dhe etiopianes Uondemagen. Finalja e garës së 3000 metrave me pengesa do të zhvillohet të dielën, më 27 gusht.

renditja



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *