• |
ide | kryesore

Atletika e shokuar nga ngjarja e rëndë: kampioni Benjamin Kiplagat theret me thikë në Kenya

Sport
Kiplagat



Bota e atletikës është në zi. Atleti 34-vjeçar i distancave të mesme Benjamin Kiplagat u gjet i pa jetë në një makinë në periferi të Eldoret, në Kenia, me disa plagë në gjoks dhe qafë. Sipas rindërtimeve fillestare nga policia lokale, ugandasi, i cili përfaqësoi vendin e tij në garën me pengesa 3,000 metra në Lojërat Olimpike të Londrës dhe Rio de Zhaneiro dhe në Kampionatin Botëror, u godit me thikë në makinën e vëllait të tij ndërsa ishte duke e ngarë. Motivi i vrasjes ka qenë grabitja: viktimës i janë vjedhur celulari dhe disa para. Policia ka arrestuar tashmë dy persona të dyshuar për vrasjen.

Lexo më tejMelissa hipi mbi kofano për të shpëtuar, Dennis e tërhoqi zvarrë deri sa mbaroi: dalin detajet e krimit të çiklistit

Kiplagat po stërvitej në Eldoret në funksion të impenjimeve të radhës. “Ne kemi hapur një hetim dhe hetuesit tanë po mbledhin elementë të dobishëm për të kuptuar se çfarë ka ndodhur”, tha komandanti i policisë lokale Stephen Okal. “Ëorld Athletics është i tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e Benjamin Kiplagat – shkruan federata botërore në një postim në Tëitter -. Ngushëllimet tona më të thella familjes, shokëve të skuadrës dhe të gjithë sportistëve”. Në vitin 2008 Kiplagat fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Juniorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *