• |
ide | kryesore

Melissa hipi mbi kofano për të shpëtuar, Dennis e tërhoqi zvarrë deri sa mbaroi: dalin detajet e krimit të çiklistit

Sport, Video
Melissa



Pas arrestimit dhe lirimit me kusht të Rohan Dennis, i akuzuar për vrasje me automjet në Adelaide, sepse dyshohet se ka goditur vullnetarisht Melissa Hoskins, nënën e dy fëmijëve të tij, para shtëpisë së tyre, autoritetet australiane po vazhdojnë hetimet e tyre për dinamikën e ngjarjes tragjike. Sipas asaj që rezulton nga zbulimi i hetuesve, ish-çiklisti ka qenë në timonin e makinës së tij dhe ka goditur vullnetarisht gruan, duke rritur shpejtësinë para saj. Për ta konfirmuar këtë version ata kanë parë edhe disa pamje nga ëebcam në zone.

Televizioni australiane TV 7 Channel ka shtuar edhe një detaj të tmerrshëm. Melissa e kishte kuptuar se makina po vinte në drejtim të saj dhe ishte përpjekur të minimizonte përplasjen duke u hedhur mbi kofano. Megjithatë, Rohan nuk e ndali makinën, duke e detyruar gruan, gjithashtu një ish-çikliste, të kapej te një dorezë dere. E tërhequr zvarrë për disa metra, ajo vdiq më pas në spital për shkak të plagëve të shumta që mori.

Melissa

Policia ka kërkuar ndihmë edhe nga çdo dëshmitar okular. Një deklaratë është lëshuar ku kërkohet nga kushdo që ka informacion të rëndësishëm mbi këtë rast të telefonojë një numër urgjence. Ndër të parët që ndihmuan Melissa Hoskins ishin disa fqinjë. Gjyqi për vrasje të qëllimshme do të fillojë në mars.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *